“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu është i Larti mbi çdo gjë

Imam Muhammed bin Xherir et-Tabari (v. 310)

Burimi: Xhami-ul-Bejan (22/385-386)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (tabarak ue te ala) ka thënë:

هُوَ الْأَوَّلُ وَالْآخِرُ وَالظَّاهِرُ وَالْبَاطِنُ وَهُوَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ

 “Ai është i Pari (pa fillim) dhe i Mbrami (pa mbarim), i Dukshmi (me argumente) dhe i Padukshmi (me sy). Ai është i Dijshëm për çdo gjë!.”1

Ka qenë një kohë kur Ai ekzistoi dhe askush nuk ekzistonte pos Tij, dhe Ai do të ekzistojë kur çdo gjë tjetër do të merr fund:

كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجْهَهُ

”Çdo gjë do të shkatërrohet përveç fytyrës së Tij.”2

Fjalët e Tij:

وَالظَّاهِرُ

”Ai është i Dukshmi…”

do të thotë se Ai është i Dukshmi mbi çdo gjë tjetër. Ai është Më i Larti  mbi çdo gjë tjetër dhe asgjë nuk është mbi Të:

وَالْبَاطِنُ

”… dhe i Fshehuri…”

Ai është i afërt me çdo gjë. Asgjë nuk është më afër diçkaje tjetër se sa që Ai është. Allahu tha:

وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنْ حَبْلِ الْوَرِيدِ

“Ne jemi më afër tij se sa vena e qafës së tij.”3

Diçka e ngjashme është transmetuar nga i dërguari i Allahut   dhe është thënë nga komentuesit e Kuranit.

Bishr na tregoi: Jezid na tregoi: Se’id na tregoi, nga Katadeh i cili ka thënë në lidhje me ajetin:

هُوَ الْأَوَّلُ وَالْآخِرُ وَالظَّاهِرُ وَالْبَاطِنُ وَهُوَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ

 “Ai është i Pari (pa fillim) dhe i Mbrami (pa mbarim), i Dukshmi (me argumente) dhe i Padukshmi (me sy). Ai është i Dijshëm për çdo gjë!.”

“Ne kemi mësuar se ndërsa profeti i Allahut   ishte ulur me sahabët e tij një re kaloi pranë tyre. I dërguari i Allahut   tha: “A e dini se çfarë është kjo?” Ata thanë: “Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ai tha: “Kjo është re që e vadit tokën. Allahu (tabarak ue te ala) ua dërgon atë njerëzve që nuk e falënderojnë Atë dhe as nuk iu luten Atij. A e dini se çfarë ka mbi ju?” Ata thanë: “Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ai tha: “Qielli më i ulët, një qemer mbrojtës dhe një peshore e ruajtur.

A e dini se sa larg është midis jush dhe tij?” Ata thanë: “Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ai tha: “Në mes jush dhe tij është një distancë prej 500 vitesh.” A e dini se çfarë është mbi të?” Ata thanë: “Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ai tha: “Mbi të janë dy qiej. Ndërmjet çdo qielli është një distancë prej 500 vitesh.” Ai përmendi shtatë qiej, distanca në mes çdo qielli ishte sa distanca mes qiellit dhe tokës. Pastaj ai tha: “A e dini se çfarë është mbi të?” Ata thanë: “Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ai tha: “Mbi të është Arshi. Distanca në mes tij dhe qiellit është sa distanca në mes dy qiejve.” A e dini se çfarë ka përfundi jush?” Ata thanë: “Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ai tha: “Kjo është toka.” A e dini se çfarë ka në të?” Ata thanë: “Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ai tha: “Nën të ka një tokë tjetër. Mes tyre dy shtrihet në një distancë prej 500 vitesh.” Ai përmendi shtatë toka, distanca në mes çdo toke ishte 500 vite. Pastaj ai tha: “Betohem në Atë në dorën e të Cilit shpirti i Muhammedit është. Nëse to të kishit hedhur poshtë një litar në tokën e fundit, ajo do të kishte rënë tek Allahu.” Pastaj lexoi.:

هُوَ الْأَوَّلُ وَالْآخِرُ وَالظَّاهِرُ وَالْبَاطِنُ وَهُوَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ

“Ai është i Pari (pa fillim) dhe i Mbrami (pa mbarim), i Dukshmi (me argumente) dhe i Padukshmi (me sy). Ai është i Dijshëm për çdo gjë!.”4,5


1 57:3

3 28:88

3 50:16

4 57:3

5 I dobët sipas Albani në ”Da’if Sunen et-Tirmidhi” (3298).

Shpërndaje: