“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu është i ndarë nga krijesat dhe Ai është mbi to

Imam Ebul-Hasan Ali bin Ismail el-Esh’ari (v. 324)

Burimi: el-Ibaneh, fq. 453-454

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Dëshmi të tjera për këtë janë fjalët e Allahut (Azze ue Xhel):

ثُمَّ رُدُّواْ إِلَى اللّهِ مَوْلاَهُمُ الْحَقِّ أَلاَ لَهُ الْحُكْمُ وَهُوَ أَسْرَعُ الْحَاسِبِينَ

“Pastaj ata do të kthehen tek Allahu, Zoti i tyre, i Vërteti. Vetëm i tij është gjykimi dhe Ai është më i shpejti në llogari.” 1

وَلَوْ تَرَى إِذْ وُقِفُواْ عَلَى رَبِّهِمْ قَالَ أَلَيْسَ هَذَا بِالْحَقِّ

”Vetëm sikur ti shihje kur të sillen se si rrinë para Zotit të tyre! Ai do tu thotë: ”A nuk është kjo (Ringjallja dhe dhënia llogari) e vërteta?” 2

وَلَوْ تَرَى إِذِ الْمُجْرِمُونَ نَاكِسُو رُؤُوسِهِمْ عِندَ رَبِّهِمْ

E, sikur t’i shohësh mëkatarët se si para Zotit të tyre kokëulur.” 3

وَعُرِضُوا عَلَى رَبِّكَ صَفًّا

Dhe ata do të sillen para Zotit tënd, të radhitur.” 4

E gjithë kjo dëshmon se Ai nuk është në krijesat e Tij, e as krijesat e Tij janë në Të. Allahu (Subhanehu ue Te ala) është ngritur mbi arshin e Tij. Mënyra se si ata e pohojnë Allahun do të thotë se Ai nuk është në të vërtetë, e as nuk është Një. Të gjitha interpretimet e tyre shpien në mohimin e Allahut. Të gjitha përshkrimet e tyre shpien në refuzim. Kështu, ata thonë se duan ta pastrojnë Atë nga mangësitë dhe përngjasimi. Ne e lusim Allahun që të na mbrojë kundër një pastrimi që përfundon me mohim dhe refuzim të Allahut.5.


1 6:62.

2 6:30.

3 32:12.

4 18:48.

5 Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

“Argumenti i tij me këto ajete se Allahu (Azze ue Xhel) është mbi arsh është një dëshmi e qartë se tek Vetë Allahu ata do të kthehen, do të vijnë të vetëm, do të qëndrojnë me koka të ulur tek Ai. Këtë e ka dëshmuar Kurani. Në qoftë se nuk do të kishte qenë e mundur për ta takuar, shkuar tek Ai dhe qëndruar para vetë Allahut, dëshmitë me këto tekste që përmendin ardhjen e Allahut, arritjen dhe zbritjen do të ishin të pavlefshme.” (Bejan-ut Telbis (8/21))

Shpërndaje: