Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu është mbi fron me qenien e Tij dhe dituria e Tij është kudo

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Burimi:http://cdn.top4top.co/d_d96140f2121.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kam lexuar se si Shejkh Muhammed bin Salih bin Uthejmin argumenton me hadith e robëreshës, për të treguar se Allahu është në një vend, ndërsa Shejkh el-Albani thotë se Allahu ekziston pa vend.

Përgjigje: Jo! I pa të meta është Allahu! el-Albani e qortoi këtë besim dhe tha se njerëzit në vendin e tij dhe në shumë vende të tjera besojnë se Allahu është kudo dhe se nuk është e lejuar që të besosh kështu. Ai pra e qortoi këtë në parathënien e librit të Dhehebiut  ”el-Uluv”.

Allahu (Subhanehu ue Te ala), e ka përshkruar veten se Ai është mbi Arshin e Tij, mbi të cilin Ai është ngritur, mbi krijesat e Tij dhe larg prej tyre. Diturija e Tij është kudo. Dituria e Tij, fuqia dhe aftësia përfshinë gjithë krijesat e Tij. Ai (Subhanehu ue Te ala) është ngritur mbi arshin e Tij me qenien dhe diturinë e Tij, autoriteti dhe pushteti mbi robërit e Tij është kudo:

وَلَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ وَنَعْلَمُ مَا تُوَسْوِسُبِهِ نَفْسُهُ وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنْ حَبْلِالْوَرِيدِ

”Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.” 50:16

Nëse Allahu e di se çka i pëshpërit njeriu në vehte; atëherë çfarë të themi për çdo gjë tjetër?”

Shpërndaje: