Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu është mbi qiell, e qielli nuk është toka!

Imam Ebul-Hasan Ali bin Ismail el-Esh’ari (v. 324)

Burimi: el-Ibaneh, fq. 444-449

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Një tjetër që konfirmon ngritjen e Allahut mbi arsh, është ajo që transmetuesit kanë kumtuar nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem).

Afani transmetoi nga Hamad bin Selemeh: Amr bin Dinar na tregoi, nga Nafi bin Xhubejr, nga babai i tij, nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) i cili ka thënë:

“Çdo natë zbret Allahu (Azza ue Xhel) deri në qiellin më të ulët dhe thotë deri në agim: “A ka ndokush që kërkon që Unë ti jap atij? A ka ndokush që kërkon falje që Unë të fal?” 1

Abdullah bin Bekr tha: Hisham bin Abdil-lah na tha, nga Jahja ibn Ebi Kethir, nga Ebu Xhaferi i cili tregoi se e kishte dëgjuar Ebu Hurejren (radijAllahu anhu) duke treguar se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Allahu (Tabarak ue Te ala) zbret kur një e treta e natës mbetet dhe thotë: “Kush është ai i cili më lutet dhe unë ti përgjigjem atij? Kush është ai i cili më lutet që t’i a largojë një vështirësi që Unë t’i a largojë prej tij? Kush është ai i cili kërkon furnizim nga Unë në mënyrë që Unë ta furnizojë me furnizim?” 2

Abdullah bin Bekr es-Sahmi tha: Hisham bin Abdil-lah na tregoi, nga Jahja ibn Ebi Kethiri, nga Hilal ibn Ebi Majmunah: Ata bin Jasar na tregoi se Rifa’ah el-Xhuhani i tregoi atij:

“Një herë kur ne ishim duke shkuar në shtëpi së bashku me të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem), arritëm në Kudejd. Ai filloi ta bëj hamd dhe ta lavdërojë Allahun, pastaj ai tha: “Kur një e treta e natës të ketë kaluar – ose ai tha dy të tretat – Allahu (Azza ue Xhel) zbret poshtë në qiell dhe të thotë: “Kush është ai i cili më lutet Mua në mënyrë që Unë ti përgjigjem atij? Kush është ai i cili kërkon falje nga Unë në mënyrë që Unë ta fal atë? Kush kërkon nga Unë në mënyrë që Unë ti jap atij?” 3

Argumente të mëtejshme për këtë janë fjalët e Allahut (Azze ue Xhel):

يَخَافُونَ رَبَّهُم مِّن فَوْقِهِمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ

”I frikësohen Zotit të tyre që është lartë mbi ta dhe i përmbahen në përpikëri asaj me çfarë urdhërohen.’’ 4

تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ

“Tek Ai ngritën engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet.” 5

ثُمَّ اسْتَوَى إِلَى السَّمَاء وَهِيَ دُخَانٌ فَقَالَ لَهَا وَلِلْأَرْضِ اِئْتِيَا طَوْعًا أَوْ كَرْهًا قَالَتَا أَتَيْنَا طَائِعِينَ

“Pastaj Ai u ngritë mbi qiell, kur qielli ishte tym dhe i tha atij dhe tokës: ”Ejani të dy ju më dëshirë apo pa dëshirë!” – dhe ata u përgjigjën: ”Ne vijmë me dëshirë dhe të nënshtruar.” 6

الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ الرَّحْمَنُ فَاسْأَلْ بِهِ خَبِيرًا

“Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj Ai u ngrit mbi arsh. I Gjithëmëshirshmi (Allah)! Prandaj pyetje tuaja drejtoja Atij sepse ai është el-Khabir (në Dijeni të plotë, I Mirënjohuri për gjithçka).”7

اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ مَا لَكُم مِّن دُونِهِ مِن وَلِيٍّ وَلَا شَفِيعٍ أَفَلَا تَتَذَكَّرُونَ

“Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithë ç’ka ndërmjet tyre, brenda gjashtë ditësh, e pastaj u ngritë mbi arsh. Përveç Tij nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues, pra a nuk jeni kah mendoni!” 8

E gjithë kjo dëshmon se Allahu (Te ala) është mbi qiell, mbi arshin e Tij. Të gjithë njerëzit janë të bashkuar se qielli nuk është toka. Kjo dëshmon se Allahu (Te ala) është i vetëm në njësinë e Tij, i ngritur mbi arshin e Tij, ashtu siç Ai vetë e ka përshkruar Veten e Tij.


1 Ahmedi (16745), ed-Darimi (1/347), Ibn Khuzejmeh në “et-Teuhid” (1/315), el-Axhuri (713), Ibn Ebi Asim (507), el-Lalaka’i (3 / 433) dhe el-Bejhaki në “el-Esma ‘ues-Sifat” (2/196). Autentik sipas Ibn-ul-Kajimit në “Mukhtasar-us Saua’ik el-Murseleh” (2/234). Albani ka thënë:

“Zinxhiri i tij i transmetimit është autentik sipas kushteve të Muslimit.” (Dhilal-ul-Xheneh, f. 206)

2 Ahmedi (7509), Nesai në “El-Kubra” (10241), et-Tajalisi (2516), Ibn Khuzejmeh në “et-Teuhid” (1/307). El-Hejthemi ka thënë:

“Transmetuar nga Ahmedi. Transmetuesit e tij janë transmetues autentisk. “(Mexhma-uz-Zaua’id (10/154))

3 Ahmedi (16215), dhe Tabarani (4557).

4 16:50.

5 70:4.

6 41:11.

7 25:59.

8 32:4.

Shpërndaje: