Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu është me ju kudo që jeni (me dijen e Tij)

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (4/388)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (tabarak ue te ala) ka thënë:

يَعْلَمُ مَا يَلِجُ فِي الْأَرْضِ وَمَا يَخْرُجُ مِنْهَا وَمَا يَنزِلُ مِنَ السَّمَاء وَمَا يَعْرُجُ فِيهَا وَهُوَ مَعَكُمْ أَيْنَ مَا كُنتُمْ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ

”Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngritët në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, Allahu sheh çdo gjë që ju veproni.” 57:4

Kjo do të thotë se Ai ju kontrollon juve dhe sheh veprat tuaja kudo që të jeni. Nuk ka rëndësi nëse ju jeni në tokë ose në det, nëse është ditë apo natë, ose nëse ju jeni në shtëpi apo në shkretëtirë. Të gjithë janë të barabartë në lidhje me dijen e Allahut; ata janë nën shikimin dhe dëgjimin e Tij. Ai dëgjon bisedat tuaja dhe e di ku jeni. Ai e di atë që pëshpërisni dhe atë që e mbani sekret.

Shpërndaje: