“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu flet me zë që dëgjohet

Imam Sidik Hasan Khan el-Kanuxhi (v. 1307)

Burimi: Katfuth-Themer, fq. 84-85

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Lidhur me zërin e Allahut, është transmetuar nga Abdullah bin Unejs se Profeti -صلى الله عليه وسلم- se ka thënë:

يحشر الله الخلائق فيناديهم بصوت يسمعه من بعد كما يسمعه من قرب: أنا الملك أنا الديان

“Do t’i ringjallë Allahu krijesat; Ai do të thërret me zë që e dëgjojnë ata që janë larg ashtu siç e dëgjojnë ata që janë afër, e do të thotë: ‘Unë jam Mbreti! Unë jam Gjykatësi’!“ 1

Ibën Mesudi transmeton se Profeti -صلى الله عليه وسلم- ka thënë:

إن الله إذا تكلم بالوحي سمع أهل السماوات للسماء صلصلة كجر السلسلة على الصفا ، فيصعقون

“Kur Allahu do të vijë me diçka flet me shpallje. Qiejt e marrin prej Tij me dridhje të frikësuar prej Allahut. Kur e dëgjojnë banorët e qiejve u bie te fikët, bien në sexhde…”2

Që shkronjat dhe zërat të dalin vetëm nga ndonjë rrugëdalje, nuk është e vërtetë dhe është diçka e pamundur. Allahu (te ala) ka thënë:

يَوْمَ نَقُولُ لِجَهَنَّمَ هَلِ امْتَلَأْتِ وَتَقُولُ هَلْ مِن مَّزِيدٍ

“Atë ditë kur ta pyesim xhehenemin: ‘A je mbushur?’, ai do të përgjigjet: ‘A ka akoma?’” 50:30

Ai ka treguar se qielli dhe toka thanë:

أَتَيْنَا طَائِعِينَ

“Po qasemi me gjithë dëshirë.” 41:11

Këto fjalë nuk erdhën nga ndonjë rrugëdalje apo ndonjë organ.

Gjithashtu, është transmetuar nga Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) se kofsha e helmuar foli me të3 dhe se një guri4 dhe një pemë e përshëndetshin atë5.

______________________________________________

1 Buhariu (13/453) dhe në el-Edeb el-Mufrad (970) dhe në Khalk ef’alil-Ibad, faqe. 131 dhe Ahmed (3/495). Hasen sipas el-Mundhirit në ”et-Terghib uet-Terhib”. el-Hakim thotë: ”Zinxhiri i tij është autentik.” Dhehebiu u pajtua me këtë.
2 Buhariu (13/453), Ebu Davud (4738) dhe Ibën Huzejmeh në Kitabut-Tavhid, faqe. 95. Autentik sipas Imam Albanit në ”Silsiletul-Ahadith es-Sahihah” (1293).
3 Buhariu (6/272).
4 Muslimi (2276).
5 Tirmidhiu (3703).

Shpërndaje: