Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu flet por mënyra sesi flet është e panjohur për ne

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Shpjegimi i Akides Hamauijeh, kaseta nr 8

www.perlatmuslimane.com

Dhe kjo temë është nga ato ku më së shumti ka ndodhur fitneja midis muslimanëve, ose e shprehur në mënyrë më të saktë, kjo fitne ka ndodhur midis selefëve dhe pasuesve të bidatit, pra rreth fjalës së Allahut. Kjo pasi i tëri sheriati bazohet mbi fjalën e Allahut (te ala) dhe fjala e Allahut (subhanehu ue te ala), është shpallja që i zbriti të dërguarit të Tij dhe ajo është e gjithë feja.

Ehlu Sunneh dhe Xhemati janë të tërë unanim se Allahu flet, dhe se fjala e Tij në të vërtetë është prej cilësive të Tij, e vërtetuar nga argumentet dhe kjo cilësi është ashtu siç i takon madhështisë së Tij. Kjo është ajo në të cilën kanë rënë dakord Ehlu Sunneh, dhe këtë unanimitet të tyre e ka transmetuar kushdo që ka shkruar rreth kësaj teme. Dhe Ai (subhanehu ue te ala) flet me shkronja dhe zë ashtu siç dëshiron Ai dhe kur dëshiron Ai.

Porse unë e di se zëri i Allahut (azze ue xhel), nuk i përngjason zërit të krijesave, kurrë. Ndërsa shkronjat (germat) me të cilat Ai flet, janë po ato shkronja me të cilat njerëzit flasin. Porse zëri i Tij nuk i përngjason zërit të krijesave, kurrë, si në fuqinë e zërit, në veçoritë e zërit apo dhe në çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zërin. Asgjë nuk i përngjason në këtë. Argumenti që zëri i Tij nuk është si zëri i krijesave, është fjala e Allahut (subhanehu ue te ala):

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌوَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ

Asgjë nuk i përngjason Atij. Ai dëgjon gjithçka dhe shikon gjithçka.” 42:11

Ndërsa fjala e autorit (ibn Tejmijes):

“Dhe Ai flet si të dëshirojë”,

d.m.th mënyrën sesi Ai flet ne nuk e dimë, porse ne e dimë që Ai flet. Lëkurat e njerëzve do të flasin ditën e gjykimit dhe toka do të tregojë atë që ka ndodhur (lajmet e saj), por a e dimë ne mënyrën se si do të flasë apo nuk e dimë? Ne nuk e dimë këtë, dhe po ashtu nuk e dimë sesi toka do të flasë për të treguar atë që ka ndodhur. Kështu që ngjashëm me këtë themi se dhe mënyra sesi Allahu flet, për ne është e panjohur.

Shpërndaje: