Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu i do ata që veprojnë të mirën dhe të drejtën

Alameh Muhammed bin Abdil-lah es-Subejjil 

Burimi: Rasailun fil Akideti ued Daueti, fq. 8

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَأَحْسِنُوَاْ إِنَّ اللّهَ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ

”…se me të vërtetë Allahu i do bamirësit.”

Në fillim të ajetit Allahu nxit robërit e Tij besimtarë që të japim lëmoshë dhe të shpenzojnë paratë në gjëra të mira, më pas Ai përmendi Ihsanin që është niveli më i lartë i bindjes.

Në këtë ajet, gjithashtu edhe në ajete të tjera, ka dëshmi se dashuria është një prej cilësive të Allahut, si të gjitha cilësitë e tjera që i përshtaten vetëm Madhërisë dhe Madhështisë së Tij.

Prej fryteve të dashurisë së Tij është edhe dashamirësia për robërit e Tij besnikë.

Shpërndaje: