Alameh Muhammed bin Abdil-lah es-Subejjil
Burimi: Rasail fil-‘Akideti ued-Da’ueh, faqe. 15-16
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (te ala) ka thënë:
قَالَ يَا إِبْلِيسُ مَا مَنَعَكَ أَن تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَيَّ
“(Allahu) Tha: “O Iblis! Ç’të ndaloi ty që t’i mos i biesh në sexhde atij të cilin Unë e krijova me dy duart e Mia?” 38:75
Allahu (subhanehu ue te ala) iu drejtua Iblisit kur ai refuzoi t’i bie në sexhde Ademit duke e pyetur se çfarë e pengoi atë që t’i bie në sexhde Ademit alejhis-selam në shenjë nderimi, të cilin Allahu e kishte krijuar me dy duart e Tij. Ky ajet tregon se Allahu subhanehu ue (te ala) ka dy duar reale që i përshtaten vetëm Hyjnisë dhe Madhërisë së Tij. Allahu (te ala) gjithashtu ka thënë:
بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ
”Përkundrazi, të dy duart e Tij janë gjerësisht të shtrira.” 5:64
Duart e Allahut (xhela ue ala) janë të shtrira në dhënie dhe furnizim. Zoti ynë jep si të dojë ditën dhe natën. Ne jemi të detyruar të besojnë në gjithçka që Allahu (azze ue xhel) ka konfirmuar për veten e Tij, pa shtrembërime, mohime, imagjinata dhe pa i krahasuar ato me diçka të krijesave të Tij.