Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu qesh ashtu siç i përket Atij

Imam Uthman bin Sa’id ed-Darimi (v. 280)

Burimi: Nakdhu Uthman bin Said ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 491

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ti nuk mjaftohesh me këtë interpretim të gabuar. Ti shkon edhe më tej dhe e akuzon Ehl-us-Sunnetit se interpretojnë kështu të qeshurit e Allahut, duke u bazuar në atë që ata e kuptojnë vetë. Kjo është gënjeshtër ndaj tyre. Ne nuk kemi dëgjuar ndonjë prej tyre t’i besoj se janë të ngjashme veprat e Allahut me veprat e krijesave. Megjithatë, ne themi se kjo është e qeshur dhe Ai qesh sikurse Ai dëshiron dhe në një mënyrë që i përket Atij. Interpretimin tënd mund të hedhësh në tualetin tënd.

Pastaj ti e interpretove të qeshurit edhe më me neveri dhe the se është e mundur që të qeshurit e Allahut do të thotë se Ai krijon një krijesë që qesh që i sjell lajme të lumtura, ndihmon dhe tregon rrugën për në xhenet.

Mjerë për ty, o kundërshtues! A nuk ke dëgjuar se Ebu Razin tha në hadithin që ti vetë e ke transmetuar dhe saktësuar:

“O i dërguari i Allahut! A qesh Zoti ynë?” Ai tha: “Po.”1

Ai pra nuk pyeti nëse Allahu krijon një krijesë që qesh. Pastaj ai tha:

“Atëherë një Zot që nuk qesh kurrë nuk do të na privojë ndonjë të mirë.”

Ai pra nuk tha një Zot i cili krijon një krijesë që qesh kurrë nuk do të na privojë ndonjë të mirë. Kjo është në vetë hadithin tënd, sikurse ta kishte kuptuar atë. Por si të kuptosh me këtë konfuzion?


1 Ibn Maxheh (181). Albani ka thënë: “I mirë.” (es-Sahihah (2810))

Shpërndaje: