Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Ahkam min el-Kuran el-Krrim (1/99-100)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu (Tabarak ue Te ala) ka thënë:
إِنَّ اللَّهَ لاَ يَسْتَحْيِي أَن يَضْرِبَ مَثَلاً مَّا بَعُوضَةً فَمَا فَوْقَهَا
”Allahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkojnë a diçka edhe më e imët se ajo.” 1
Ky ajet fisnik na mëson se Allahu (Azze ue Xhel) nuk turpërohet nga e vërteta. Kjo do të thotë se Allahu (Azze ue Xhel) turpërohet nga e kota. Turpërimi nga e kota është një cilësi e përkryer – dhe Allahu (Subhanehu ue Te ala) posedon cilësi të përkryera. Prandaj pohohet turpi i Allahut në hadithin e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem):
“Allahu është turpërohet dhe e do dëlirësinë. Kur një burrë ngre duart drejt Tij, Ai turpërohet që ti kthehen ato bosh.” 2
Në këtë hadith pohohet turpi i Allahut në mënyrë të qartë. Në ajetin e mësipërm pohohet në mënyrë indirekte.
Ashtu sikurse të gjitha cilësitë e Allahut duhet edhe turpi i Tij të pohohet, sepse Allahu e përshkroi Veten me të. Ai është më i ditur për Veten e Tij se sa të tjerët janë. Kur Ai u tregon robërve të Tij se Ai posedon një cilësi të caktuar, ata obligohen që ta pranojnë atë. Nuk është e lejuar për ata që të kundërshtojnë në këtë, sipas tyre, me logjikë. Në fakt, ky vetëm një supozim i gabuar.
1 2:26
2 Ebu Davudi (1488), Tirmidhi (3556) i cili tha se ky është e mirë dhe i huaj, Ibn Maxhe (3865) dhe el-Hakim (1/675).