Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (4/388)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
هُوَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ
”Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, e pastaj Ai u ngrit mbi arsh.”57:4
Allahu Te ala na tregon se si Ai i krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh. Pastaj Ai Te ala thotë se Ai është ngritur mbi arsh pas krijimit të tyre. Ky dhe ajete të ngjashme tashmë janë trajtuar mjaft shumë në suren ”El-A’raf”. Rrjedhimisht, çështja nuk duhet të përsëritet më këtu.