Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu zbret në qiellin e dynjasë në ditën e Arafatit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

I Gjithëfuqishmi zbret në qiellin e dynjasë çdo natë, Ai gjithashtu zbret në mesditën e ditës së Arafatit. I Gjithëfuqishmi zbret në qiellin e dynjasë në mesditën e ditës së Arafatit.

”Ai mburret me ta (haxhilerët) para engjëjve dhe u thotë:  “O engjëjt e Mi, shikoni robërit e Mi, më kanë ardhur nga gjitha qoshet e botës, me flokë të shpupurishura dhe të pluhurosur (e të lodhur). Jini dëshmitarë se i kam falur!” Ahmedi (8047), Ibn Hibani, Ibn Khuzejmeh (2839), hadithi është autentik sipas Albanit në Sahi Et-Tergib (1132).

Kjo do të thotë gjithashtu se Allahu zbret. Zoti ynë zbret në qiellin e dynjasë në mesditën e ditës së Arafatit sikurse zbret çdo natë të vitit kur të mbetet një e treta e fundit të natës.

Shpërndaje: