Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Aq më lartë diçka është aq më afër Allahut është

Imam Uthman bin Sa’id ed-Darimi (v. 280)

Burimi: Nakdhu Uthman bin Said ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 290-291

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pastaj kundërshtuesi pohon besimin e tij se Allahu është kudo me anë të një analogjie, që e devijoi atë shumë larg. Ai tha:

“A nuk e sheh se një person i cili është ngjitur mbi një mal, nuk i thuhet se ai është më afër Allahut (Te ala)?”

Kush të ka treguar ty se maja e malit nuk është më afër Allahut (te ala) se sa që është rrëza e malit? Ai që beson se Allahu është mbi arshin e Tij dhe mbi qiejt e Tij e di me gjithë bindjen se maja e malit është më afër Allahut sesa rrëza e malit, dhe se qielli i shtatë është më afër Allahut se sa është qielli i gjashtë, se qielli i gjashtë është më afër Allahut se sa është qielli i pestë dhe kështu me radhë deri poshtë në tokë.

128 – Is’hak bin Ibrahim Al-Handhali tregoi se Ibn-ul-Mubarak ka thënë:

“Maja e minares është më afër Allahut se sa themeli i saj.”

Ibn-ul-Mubarak kishte të drejtë. Aq më lartë diçka është aq më afër Allahut. Afërsia e Allahut ndaj krijesave është e njëjtë, askush nuk është larg prej Tij. Megjithatë, ka krijesa që janë më afër Tij se të tjerat janë, siç kam shpjeguar tani kur përmenda qiellin dhe tokën. Engjëjt të cilët mbajnë arshin janë më afër Allahut sesa pjesa tjetër e engjëjve në qiell. Arshi është më afër Tij se sa qielli i shtatë. Afërsia e Allahut ndaj çdo gjëje të përmendur është një dhe e logjikshme për të gjithë, përveç atyre që nuk besojnë se ka Zot mbi arsh. Allahu i quajti engjëjt “afër (Zotit)” dhe tha:

إِنَّ الَّذِينَ عِندَ رَبِّكَ لاَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِهِ وَيُسَبِّحُونَهُ وَلَهُ يَسْجُدُونَ*

”S’ka dyshim se ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk bëhen mendjemëdhenj ndaj adhurimit ndaj Tij, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.” 1

Po të ishte Allahu këtu në tokë, gjë të cilën Xhehmitë e thonë, kështu që fjalët e Allahut:

إِنَّ الَّذِينَ عِندَ رَبِّكَ

Ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) …”

Nuk do të kishin kuptim. Sipas tyre të gjitha krijesat janë tek Allahu dhe me Allahun; besimtarët dhe jobesimtarët, të bindurit dhe të pabindur. Shumica e njerëzve në tokë nuk e adhurojnë Atë. Nëse Allahu kishte qenë kudo dhe me të gjithë ajeti do të ishte i pa kuptimtë. Atëherë çfarë është kaq e veçantë me engjëjt? Sipas Xhehmive të gjitha krijesat janë sikurse engjëjt e përmendur në ajet.


1 7:206

Shpërndaje: