Imam Ismail Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir el-Kuran el-Adhim (4/533-534)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -tebarek ue te ala-: ka thënë:
“(Ju thuhet atyre:) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë.” El-Hakkah, 69:24
Kështu do t’u thuhet atyre për shkak të bujarisë, fisnikërisë dhe mirësisë.
Përndryshe i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Askush nuk do të hyjë në xhenet për shkak të veprave të tij.”
Ata thanë: “As ti, o i dërguar i Allahut?”
Ai tha: “As unë, përveç nëse Allahu më mbulon me mirësinë dhe mëshirën e Tij.”1
Bukhari (5673) dhe Muslimi (2816).