Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Selefët të gjithë thanë të njëjtën gjë

Alameh Hafidh bin Ahmed el-Hakemi (v. 1342h – 1377h)

Burimi: 200 Su’al ue Xhauab fil-Akidah el-Islamijjeh, fq. 52-53

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Çfarë thanë imamët e Selefëve në lidhje me ngritjen e Allahut mbi arsh? Të gjithë (rahimehumullah) thanë mu të njëjtën gjë:

“Ngritja nuk është e panjohur. Mënyra se si është e pakuptueshme. Është e detyrueshme ta besosh atë dhe është bidat të pyesësh në lidhje me të. Shpallja është nga Allahu, detyra e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ishte që ta kumtojë atë dhe detyra jonë është që ta bësojmë atë dhe t’i nënshtrohemi.”

Ata thanë të njëjtën gjë për të gjitha ajetet e tjera dhe hadithet që flasin për emrat dhe cilësitë e Allahut:

آمَنَّا بِهِ كُلٌّ مِّنْ عِندِ رَبِّنَا

“Ne besojmë në të, i tëri (ajete të qarta e të paqarta) është nga Zoti ynë.” 1

آمَنَّا بِاللّهِ وَاشْهَدْ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ

“Ne i besuam Allahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar).” 2


1 Al-Imran 3:7

2 Al-Imran 3:52

Shpërndaje: