Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Mukhtasar-us-Saua’ik el-Mursalah, fq. 158-159
Shkurtoi: Imam Muhammed bin Abdil-Vehab (v. 1206)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (Tabarak ue Te ala) ka thënë:
مَا مَنَعَكَ أَن تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَيَّ
“(Allahu) Tha: “O Iblis! Ç’të ndaloi ty që t’i mos i biesh në sexhde atij të cilin Unë e krijova me dy duart e Mia?”1
Kjo fjalë nuk pranon interpretimin “Me dy duart e Mia” me fjalën “fuqinë Time”.
Së pari, Ai e lidhi krijimin me veten e Tij (Subhaneh).
Së dyti, Ai e shoqëroi veprimin me duart që Ai përmendi në dysh.
Së treti, Ai i përmendi me “me” (بِ) mu ashtu sikurse kur ti thua:
“Unë shkrova me lapsin tim.”
Është konkrete dhe aspak nuk mund të ketë një domethënie metaforike, ndryshe sikur të kishe thënë:
“Unë kam bërë (عملت).”
Për shembull, Allahu (Te ala) ka thënë:
وَمَا أَصَابَكُم مِّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ
“Dhe çfarëdo fatkeqësie që t’iu bie, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija).”2
dhe:
ذَلِكَ بِمَا قَدَّمَتْ يَدَاكَ
“Këtë, për shkak të asaj që bënë duart tua.”3
Këtu, Ai asocijon veprimet direkt me duart pasi që në shumicën e rasteve duart janë ato që veprojnë. Duke pasur parasysh se bagëtia nuk janë krijuar si babai i njerëzimit, Allahu tha:
أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّا خَلَقْنَا لَهُمْ مِمَّا عَمِلَتْ أَيْدِينَا أَنْعَامًا فَهُمْ لَهَا مَالِكُونَ
”A nuk e shohin ata se Ne kemi krijuar për ta nga ato gjëra që kanë krijuar duart Tona – bagëtitë, kështu që ato janë nën pronësi të tyre?”4
Këtu, Allahu asocijoi veprimin me duart e Tij dhe i përmendi në shumës pa futur “me” (بِ). Për shkak të këtyre tre dallimeve të dy kontekstet nuk kanë të bëjnë me njëri-tjetrin.
1 38:75
2 42:30
3 22:10
4 36:71