Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Atëherë tingëllon arshi

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (56), min: 45.41

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%2021-03-1438H.mp3%2033.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në vendin tonë, Maturiditë thonë se Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijeh e krahason zërin e Allahut kur Ai ulet mbi arsh me zërin krikëllimës së një samari të ri, të cilën ai e thotë në “Sherh Hadith-in Nuzul”. A është e vërtetë kjo?

Përgjigje: Jo, kjo nuk është e vërtetë. As nuk kanë kuptuar atë. Arshi tingëllon. Arshi është që tingëllon. Ai tingëllon kur Mëshiruesi ngritët mbi të. Ai tingëllon për shkak të madhështisë dhe lavdisë së Tij (subhanehu ue te ala). Ai tingëllon. Pra nuk është Allahu që tingëllon, por arshi1.


1 Xhubejr bin Muhammed bin Xhubejr bin Mutim transmetuar nga babai i tij, i cili tregoi nga babai i tij i cili ka thënë:

“Një beduin erdhi tek i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) dhe tha: “O i dërguari i Allahut! Jetët po shkatërrohen, familjet janë të uritura dhe pronat janë shkatërruar. Lute Zotin tënd të na dhurojë shi. Ne e lusim Allahun që të ndërmjetësojë tek ti dhe ty tek Allahu.” Profeti (salAllahu alejhi ue selem): “I pa të meta është Allahu! I pa të meta është Allahu! “Ai vazhdoi të thotë kështu derisa ajo u shfaq në fytyrat e sahabëve të tij. Pastaj profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Mjerë për ty! Nuk duhet ti kërkohet Allahut ndërmjetësimin e ndonjë prej krijesave të Tij. Mjerë për ty! A nuk e di se kush është Allahu? Allahu është mbi Arshin e Tij dhe arshi i tij është mbi qiejt e Tij. Ai është kështu mbi të – Uehb tregoi me dorën e tij dhe formoi atë si një kupolë. Ebul-Az’har tregoi gjithashtu – dhe ai tingëllon për shkak të Tij si tingujt e shalës të një kalorësi.” (Ebu Davud (4726) dhe Tabarani në” el-Mu’xhem el-Kebir “(1547) i dobët, sipas el-Albanit në “Dha’if Sunnen Ebi Davud” (1017), i mirë sipas Ibnul Kajimit në “Mukhtasar-us Saua’ik el-Mursalah” (3/1068))

Shpërndaje: