Imam Muhammed bin Xherir et-Tabari (v. 310)
Burimi: Xhami-ul-Bejan (12/330-332)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (te ala) ka thënë:
وَهُوَ الَّذِي خَلَق السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ وَكَانَ عَرْشُهُ عَلَى الْمَاء
”Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditëve, e arshi (froni) i Tij ishte mbi ujë.”1
Ai thotë se arshi i Tij ishte mbi ujë përpara se Ai të krijonte qiejt, tokën dhe çfarë ka ka në to. Muhammed bin Amr më tregoi: Ebu Asim na tregoi: Isa na tregoi, nga Ibn Ebi Naxhih nga Muxhahidi i cili tha:
“Arshi i Tij ishte mbi ujë para se të kishte krijuar diçka tjetër.”
Ngjashëm transmetoi el-Muthanna i cili më tregoi: Ebu Hudhejfe na tregoi: Shibl na tregoi, nga Ibn Ebi Naxhih nga Muxhahid.
Ngjashëm transmetoi el-Muthanna i cili më tregoi: Is’haku na tregoi: “Abdullahi na informoi, nga Uraka, nga Ibn Ebi Naxhih nga Muxhahidi.
Bishr na tregoi: Jezid na tregoi: Se’id na tregoi, nga Katadeh i cili ka thënë:
“Zoti juaj (tabarake ue te ala) ju informon në lidhje me fillimin e krijimit të krijesave të Tij, para se Ai të krijonte qiejt dhe tokën.”
Muhammed bin Abdil-A’la na tregoi: Muhammed bin Theur na tregoi, nga Ma’mer, nga Katadeh i cili tha:
“Ky ishte fillimi i krijesave të Tij përpara se Ai të krijonte qiejt dhe tokën.”
El-Muthanna më tregoi: el-Haxhaxh na tregoi: Hammad na tregoi, nga Jala bin Ata, nga Uaki bin Hudus, nga xhaxhai i tij Ebu Razin el-Ukejli i cili ka thënë:
“O i dërguari i Allahut! Ku ishte Zoti ynë para se Ai të krijonte qiejt dhe tokën? “Ai tha: “Mbi re. Mbi to ishte ajri dhe nën to kishte ajr. Pastaj Ai krijoi arshin e Tij mbi ujë.”
Ibn Uaki dhe Muhammed bin Harun el-Kattan er-Rraziki na tregoi: Jezid bin Harun na tregoi, nga Hammad bin Selemeh, nga Jala bin Ata, nga Uaki bin Hudus, nga xhaxhai i tij Ebu Razin el-Ukejlii cili tha:
“O i dërguari i Allahut! Ku ishte Zoti ytë para se Ai të krijonte krijesat e Tij?” Ai tha: “Mbi re. Mbi to kishte ajër dhe nën to kishte ajër. Pastaj Ai krijoi arshin e Tij mbi ujë.”2
1 11: 7
2 Autentik sipas Tabarit në “Tarikh-ur-Rusul uel-Muluk” (1/40).