Imam Ebul-Kasim Hibatullah bin el-Hasan el-Lalakai (v. 418)
Burimi: Sherh Usul I’tikad Ehl-is-Sunneh uel-Xhema’ah (1/371-372)
Fusnotat: www.perlatmuslimane.com
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ahmed bin Muhammed na njoftoi: “Umer bin Ahmedi na njoftoi: Ahmed bin Khalaf na tregoi: Ahmed bin Ali el-Abbar ka thënë:
“Abdullah bin Tahir i tha Is’hak bin Rahojës:
“Çfarë janë këto hadithe që po transmetohen? Që (Allahu) zbret në qiellin e dynjasë, që Ai ngrihet lartë dhe zbret?”
Is’haku i tha: “A po thua se Allahu mund të zbresë dhe të ngrihet pa lëvizur?”
Ai u përgjigj: “Po.”
Ai tha: “Atëherë pse po refuzon?”
Ebu Muhammed el-Balkhi tregoi se el-Fudhejl bin Ijadi ka thënë:
“Nëse një Xhehmi të thotë: “Unë mohoj një Zot që zbret” duhet t’i thuash atij: “Unë besoj në një Zot që bën atë që Ai dëshiron.”
Xh’afar bin Ebi Uthman et-Tajalisi tha se Jahja bin Ma’in tha:
“Nëse një Xhehmi të pyet: “Si zbret Allahu?” ti duhet ta pyesësh: “Si ngrihet Ai?”
Hanbel bin Is’hak ka thënë:
“E pyeta Ebu Abdul bin Muhammed bin Hanbeli në lidhje me hadithet që thonë se Allahu zbret në qiellin e dynjasë.
Ebu Abdullahi tha: “Ne besojmë në to dhe i pohojmë ato. Ne nuk e mohojmë asnjë prej tyre përderisa zinxhirët e transmetimeve janë autentikë. Ne nuk i hedhim poshtë fjalët e të dërguarit të Allahut ﷺ . Ne e dimë se çdo gjë që i dërguari i Allahut ﷺ e ka thënë është e vërtetë.” Së fundi, i thashë Ebu Abdullahit: “A zbret Allahu në qiellin e dynjasë? A ngrihet Ai me dijeninë e tij apo me çfarë?”
Ai tha: “Hesht lidhur me këtë. Çfarë ke të bësh ti me këtë? Kumtoje hadithin fjalë për fjalë pa imagjinim dhe kufizim siç është përmendur në transmetime dhe në Kur’an. Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
فَلاَ تَضْرِبُواْ لِلّهِ الأَمْثَالَ
“Kështu që mos shpikni krahasime për Allahun (sepse asgjë nuk i ngjason Atij!”1
e nuk është si Ai dhe Ai nuk është si asgjë tjetër). Nuk ka pikë dyshimi se Allahu ka Dijeni për gjithçka, ndërsa ju nuk dini.
”Allahu zbret sikurse dëshiron me dijen e Tij dhe fuqinë e Tij2. Ai përfshin çdo gjë me dijen e Tij. Përshkruesi nuk mundet ta vlerësoj Atë dhe ikësi nuk mundet t’i ikë Atij.”3
2 Imam Ahmed bin Hanbeli tha se Allahu zbret me dijeninë e Tij dhe aftësinë e Tij, jo se është dija dhe aftësia e Tij që zbret. Sepse emrat dhe cilësitë e Allahut janë të pandashme prej Tij.
Imam Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani ka thënë:
“Allahu gjithmonë i ka pasur cilësitë dhe emrat e Tij. I pastër është Allahu nga të pasurit cilësi të krijuara ose emra të shpikur.”
Imam Salih el-Feuzan e shpjegoi këtë:
“Allahut nuk i është shtuar ndonjë cilësi pasi ka qenë mos ekzistuese. Emrat dhe cilësitë e Tij janë të pandashme prej Tij. Ato nuk kanë fillim sikurse Allahu nuk ka fillim. Ato nuk kanë fund sikurse Allahu nuk ka fund. Allahu është me të gjithë emrat e Tij dhe cilësitë e Tij i Pari, i Fundit, i Dukshmi dhe i Fshehuri.” (Bajan-ul-Ma’ani fi Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani, fq. 40-41)