Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Besimi i dijetarëve të Hadithit (4) (fundi i librit)

Imam Ebu Bekr Ahmed bin Ibrahim el-Isma’ili (277-371)

I’tikad A’immeh Ahl-il-Hadith [Besimi i dijetarëve të Hadithit]

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

31 – Ata besojnë se askush nuk hyn në xhenet me ndihmën e veprave të tij pa marrë parasysh se për çfarë veprash bëhet fjalë por nga mirësia dhe mëshira e Allahut të cilin Ai ia jep atij që dëshiron. Veprat e mira të një personi dhe bindja kanë ndodhur vetëm falë mirësisë së Allahut. Edhe në qoftë se Allahu nuk i kishte dhuruar të mirat e Tij, askush nuk do të kishte argument për të kundërshtuar Allahun. Allahu ka thënë:

”E sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkateve), por Allahu e pastron atë që do Ai.” 24:21

“Po të mos kishte qenë mirësia dhe mëshira e Allahut mbi ju, ju do të kishit pasuar shejtanin, përveç një pakice prej jush.” 4:83

”Ai përzgjedh për të derdhur mëshirën e Tij (Islamin, profecinë) atë që Ai dëshiron dhe Allahu është Zotëruesi dhe Dhuruesi i mirësive të pafund.” 3:74

31 – Ata thonë se Allahu (azze ue xhel) ka përcaktuar për të gjitha krijesat e gjalla jetëgjatësinë e tyre të caktuar të cilën ata do ta arrijnë.

”Dhe për çdo popullsi ka një exhel (një kohë të përcaktuar) dhe kur vjen ky çast, ata as nuk mund ta vonojnë atë dhe as nuk mund ta përshpejtojnë atë, qoftë edhe për një çast.” 7:34

Nëse personi vdes ose vritet, ai e arrin fundin e jetës së tij e cila është përcaktuar për të.

Allahu tha:

Thuaju: “Edhe sikur të kishit qenë nëpër shtëpitë tuaja, prapëseprapë atyre që u është shkruar të vriten, do të dilnin në vendin e vrasjes.” Al-Imran, 3:154

33 – Allahu (te ala) i furnizon të gjitha krijesat e gjalla me rrizkun e ushqimit. Allahu e garanton atë për të githa krijesat që do të jetojnë. Pos kësaj, Ai është që u jep atyre furnizim të lejuar apo të ndaluar në të njëjtën mënyrë siç është Ai që i ka dhuruar bukuritë e tjera nga të cilat jetojmë.

34 – Ata besojnë se Allahu (te ala) i krijoi shejtanët për t’u bërë vesvese njerëzve, për t’i mashtruar ata, për t’i tradhëtuar.

35 – Në tokë ndodhë magjia dhe magjistarët. Të besosh se praktikimi i magjisë sjell dobi dhe dëmton pa lejen e Allahut është kufër.

36 – Ata besojnë se duhet shmangur nga bidatet, mëkatet, punët e këqija, mburrja, mendhjemadhësia, mashtrimi, vrasjet dhe thashethemet. Ata besojnë se as nuk duhet ngacmuar apo fyer askënd. Përjashtimi i vetëm është personi i cili shpik një bidat dhe thërret në të. Në këtë rast ata nuk e konsiderojnë këtë të jetë përgojim.

37 – Ata besojnë se dija duhet të merret dhe të kërkohet nga burimi i saj. Përveç kësaj, ata besojnë se duhet marrë studimet e Kuranit dhe lëmive të tij dhe shpjegimet e tij seriozisht. Po kështu, ata thonë se duhen dëgjuar hadithet e të dërguarit ﷺ dhe duhen mbledhuar ato, duhen kuptuar ato dhe duhen kërkuar transmetimet e shokëve të tij.

38 – Nuk duhet të flitet keq për sahabët. Gjërat e vogla të cilat u janë atribuar atyre duhet të refuzohen dhe të hidhen. Gjithashtu mosmarrëveshjet mes tyre i lihen Allahut (azze ue xhel).

39 – Ata nxisin që të përqëndrohemi me Xhematin dhe të hamë, të pim dhe të vishemi në mënyrë të përmbajtur. Ata nxisin që të përpiqemi në vepra të mira, urdhërojnë në të mirën, ndalojnë nga e keqja dhe largohen prej injorantëve derisa ata t’i mësojnë ata dhe t’ua sqarojnë të vërtetën atyre. Pas sqarimit, vinë në shprehje qortimet dhe ndëshkimet.

40 – Kjo është baza e fesë dhe besimi i imamëve të hadithit. Ata as nuk janë ndikuar nga bidatet e as nga sprovat. Prandaj mbahuni pas litarit të Allahut dhe mos u përçani prej tij. Dije se Allahu e do dhe e fal atë që e pason të dërguarin e Tij ﷺ. Ai i ka bërë ata të jenë Grupi i Shpëtuar dhe Xhemati i pasuar. Ai (azze ue xhel) ka thënë në lidhje me atë që pretendon se ai e do Allahun:

”Thuaj (O Muhammed): “Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më pasoni mua (pranoni Islamin, Allahu do t’ju dojë ju dhe do t’ju fal juve gjynahet tuaja. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.” 3:31

Allahu më bëfte dobi mua dhe juve me dije dhe me mirësinë dhe mëshirën e Tij, dhe na mbroftë nga shmangia dhe devijimi.

Shpërndaje: