Imam Ebu Bekr Ahmed bin Ibrahim el-Isma’ili (277-371)
I’tikad A’immeh Ahl-il-Hadith [Besimi i dijetarëve të Hadithit]
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
Ibn Kudameh ka thënë: esh-Sharif Ebul Abbasi Mes’ud bin Abdil-Uahid bin Matar el-Hashimi na tregoi: Hafidh Ebul-Ala Sa’id bin Jasar el-Haraui na tregoi: Ebul-Hasan Ali bin Muhammed el-Xhurxhani na tregoi: Ebul-Kasim Hamzah bin Jusuf es-Sehmi na tregoi: Ebu Bekr Ahmed bin Ibrahim el-Ismaili na tregoi dhe tha:
1 – Dijeni – Allahu pastë mëshirë për ne dhe ju – se medhhebi i pasusve të hadithit, Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit është besimi në Allahun, në engjëjt e Tij, në Librat e Tij, në të dërguarit dhe të pranohet ajo që thotë Libri i Allahut (te ala) dhe ajo që është transmetuar në mënyrë autentike nga i dërguari i Allahut ﷺ. As nuk duhet shmangur atyre e as nuk duhet të refuzohen. E gjithë kjo për shkak se ata u urdhëruan që të pasojnë Kuranin dhe sunnetin sepse të dyja përbëhen nga udhëzimi dhe ata dëshmuan se profeti i tyre ﷺ udhëzon për në rrugë të drejtë, dhe ishin të paralajmëruar se kundërshtimi i saj është sprovë dhe ndëshkim i dhembshëm.
2 – Ata besojnë se Allahu (te ala) adhurohet përmes emrave të Tij me të cilat Ai e ka quajtur veten e Tij, me cilësitë me të cilat Ai ka përshkruar veten e Tij, si dhe me emrat dhe cilësitë me të cilat i dërguari i Tij ﷺ e ka emëruar dhe përshkruar Atë. Allahu e krijoi Ademin me dorën e Tij. Duart e tij janë të shtrira (në furnizimin e robërve) dhe Ai jep si të dojë. Ndërsa nuk duhet imagjinuar se si janë ato. Po ashtu, Ai (Azze ue Xhel) u ngritë mbi rsh/fron, dhe nuk duhet pyetur si, sepse Ai u ngrit mbi fron pa na treguar se si Ai e bëri atë.
3 – Ai zotëron krijesat e Tij. Ai nuk i ka krijuar ato sepse ka nevojë apo sepse ajo ishte diçka që shpie Atë në këtë. Ai bën atë që Ai dëshiron. Ai merr vendim për atë që Ai dëshiron. Ai nuk do pyetet për atë që bën, ndërsa krijesat pyeten për veprat e tyre.
4 – Ai adhurohet përmes emrave të Tij me të cilat Ai e ka quajtur veten e Tij, cilësitë me të cilat Ai e ka përshkruar veten e Tij, si dhe emrat dhe cilësitë me të cilat i dërguari i Tij ﷺ e ka emëruar dhe e përshkruar Atë. Asgjë nuk është e pamundur për Të, as në tokë e as në qiell. Ai nuk përshkruhet me ndonjë gjë që ka mangësi apo të metë, sepse Ai (azze ue xhel) është i pastër nga këto.
5 – Allahu (azze ue xhel) e krijoi Ademin ﷺ me dorën e Tij. Duart e Tij janë të shtrira dhe Ai jep si të dojë. Nuk duhet pyetur se si janë ato, sepse Libri i Allahut nuk ka treguar se si ato janë.
6 – Nuk duhet të besohet se Ai ka gjymtyrë, gjatësi, gjerësi, trashësi, hollësi ose cilësi të ngjashme që ekzistojnë në krijesat. Ai (taberak ue te ala) nuk i ngjason dikujt dhe e bekuar është fytyra e Zotit tonë i Cili posedon dinjitet dhe madhështi.
7 – Ata nuk thonë se emrat e Allahut (azze ue xhel) janë të krijuar, sikurse thonë Mutezilitë, Khauarixhët dhe sektet të tjera në mesin e pasusve të epsheve.
8 – Ata besojnë se Ai ka fytyrë, dëgjim, shikim, dituri, fuqi, forcë dhe të folur por jo në mënyrën sikurse e bëjnë Mutezilitë dhe të tjerët, por sikurse Ai (te ala) i ka përmend ato:
“Ndërsa do të mbetet përgjithmonë Fytyra e Zotit tënd gjithë Madhështi e Lavdi.” 55:27
”Ai e ka zbritur atë me dijen e Tij.” 4:166
”Kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron.” 2:255
”Kushdo që dëshiron nderim, fuqi dhe lavdi, atëherë Allahut i takon gjithë nderimi, fuqia dhe lavdia. Tek Ai ngjiten të gjitha fjalët e dëlira, ndërsa punët e drejta e të mira e lartësojnë atë (fjalën e mirë), por ata që thurin të liga – këta do të kenë dënim të ashpër; dhe thurja e këtyre (ligësive) do të shuhet.” 35:10
”Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë.” 51:47
”Sa për Adin, ata ishin mospërfillës në tokë pa të drejtë dhe për më tepër thanë: “Kush është më i fortë se ne në fuqi e pushtet?” Po a nuk e shihnin ata se Allahu i Cili i krijoi ata ishte më i fortë se ata në fuqi e pushtet? Dhe qenë që gjithnjë i mohonin ajetet Tona (provat, treguesit, shenjat)!” 41:15
”Vërtet që Allahu, Ai është Gjithëfurnizuesi, Zotëruesi i Fuqisë, i Përhershmi më i Fortë.” 51:58
Ai (te ala), ka dituri, fuqi, forcë, dëgjim, shikim dhe flet sikurse Ai (te ala) ka thënë:
“Duke i thënë: ‘Vëre atë (fëmijën) në arkë dhe hidhe në lumë (Nil), pastaj lumi do ta nxjerrë në breg dhe atje, ai që është armik i Imi dhe armik i tij do ta marrë.’ Dhe Unë të brumosa ty me dashuri prej Meje, me qëllim që ti të rritesh nën syrin Tim.” 20:39
“Dhe ndërtoje anijen para syve Tanë dhe me Frymëzimin Tonë dhe mos m’u drejto Mua për ata që bënë padrejtësi dhe humbën. Nuk ka dyshim se ata do të mbytenr.” 11:37
“Dhe në qoftë se ndonjë prej idhujtarëve kërkon mbrojtjen tënde, atëherë siguroi atij strehim, me qëllim që ai të dëgjojë fjalën e Allahut (Kuranin), dhe pastaj përcilleni në vend të sigurt, sepse ata janë njerëz që nuk dinë.” 9:6
”Ka të dërguar që Ne t’i kemi përmendur më parë, ka edhe të dërguar që Ne nuk t’i kemi përmendur ty,- dhe Musait Allahu i foli drejtpërdrejtë me fjalë.” 4:164
“Kur Ai dëshiron diçka, është vetëm se Ai t’i thotë asaj: ”Bëhu!” Ajo menjëherë bëhet.” 36:82
9 – Ata thonë se të gjithë muslimanët thonë:
“Ajo që Allahu do bëhet dhe atë që Ai nuk do ajo nuk ndodh.”
Ai (te ala) ka thënë:
“E ju nuk do të dëshironi, po të mos jetë se dëshiron Allahu – Zoti i alemin-it (Zoti i gjithë botëve, i gjithësisë dhe i gjithë ç’është në të, Zoti i njerëzve dhe i xhinëve).” 81:29
10 – Ata thonë se askush nuk mund t’i shpëtojë dijes së Allahut dhe dëshira dhe vepra e askujt nuk mund të kapërcejë dëshirën e Allahut. Dija e askujt nuk mund ta ndryshon dijen e Allahut. Ai është i Gjithëdijshëm dhe as nuk bie në injorancë apo harresë. Ai është i Fuqishëm dhe askush nuk mund të ngadhënjej mbi Të.