Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Biseda e Allahut me Musain është më specifike se vetëm një shpallje

Alameh Muhammed Ibn Abdil-lah Es-Subejjil

Burimi: Rasailun fil Akijdeti ued Daueti, fq. 11-12

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَكَلَّمَ اللّهُ مُوسَى تَكْلِيمًا

”…e Musait i foli Allahu me fjalë.” 1

 

Allahu e veçoi Profetin e Tij Musain (salAllahu alejhi ue selem) duke i folur për ta nderuar atë. Allahu i Lartësuar ka thënë:

تِلْكَ الرُّسُلُ فَضَّلْنَا بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ مِّنْهُم مَّن كَلَّمَ اللّهُ

”Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej tyre pati që Allahu u foli.” 2

Ky fjalim është më specifik se një shpallje. Fjalia është e nënvizuar me formën rrënjore (تكليما) e cila i largon të gjitha spekullimet dhe aludimet se ky fjalim/e folur nuk është i vërtetë. Kështu që, është e detyrueshme për besimtarin që të besojë se fjalimi/e folura është një nga Cilësitë e Allahut të Lartësuar. Ai gjithmonë ka folur, Ai flet nëse Ai dëshiron, me këdo që dëshiron dhe kur të dojë.

Allahu i Lartësuar thënë:

وَإِذْ نَادَى رَبُّكَ مُوسَى أَنِ ائْتِ الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ قَوْمَ فِرْعَوْنَ

”(Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: ”Të shkosh tek ai popull zullumqar.” 3

Përmende, Muhamed, se si Zoti yt e thërriti Musain me zërin e tij dhe foli me të një bised intime dhe reale pa ndonjë penges, ndërmjetës apo shpallje dhe e urdhëroi atë që të shkonë tek njerëzit e padrejtë të Faraonit për ti thirrur ata në rrugën e drejtë.

Këtu konfirmohet e folura e Allahut dhe thirrja e Tij për çdo kënd që Ai do prej robërve të Tij.


1 An-Nisa’ 4:164

2 El-Bekare 2:253

3 Esh-Shura 26:10-11

Shpërndaje: