Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Biseda e Allahut me Xhibrilin

Imam Abu Alij el-Hasan bin Ahmed bin el-Benna el-Hanbeli el-Bagdadi (v. 471)

Burimi: “El-Mukhtar fi Usulis-Sunneh, fq 98

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

72 – Imam Bukhariu, një kapitull e ka emëruar:

“Biseda e Zotit të Lartësuar me Xhibrilin (alejhis-selam)”

Dhe në të përmend hadithin në të cilin thotë:

Transmeton Ebu Hurajra (radijAllahu anhu) se i dërguari i Allahut (alejhis-salatu ues-selam) ka thënë:

إذا أحب الله تعالى العبد، نادى جبريل، إن الله تعالى يحب فلاناً، فأحببه، فيحبه جبريل، فينادي في أهل السماء : إن الله يحب فلاناً فأحبوه، فيحبه أهل السماء، ثم يوضع له القبول في الأرض

“Kur Allahu e do një rob e thërret Xhibrilin dhe i thotë: Unë e dua filanin prandaj edhe ti duaje atë. Atë e do Xhibrili dhe u thërret banorëve të qiejve duke thënë Allahu e do filanin prandaj duajeni atë. Atë e duan banorët e qiellit dhe ai bëhet i pranueshëm në tokë.”

Shpërndaje: