“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë Ai dëshiron, si Ai dëshiron

Imam Harb bin Is’hak el-Kirmani (v. 280)

Burimi: Kitab-us-Sunnah, fq. 199

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

355 – E pyeta Is’hak bin Ibrahim në lidhje me hadithin e profetit (salAllahu alejhi ue selem):

“Çdo natë Allahu (Azze ue Xhel) zbretë në qiellin e dunjasë.” 1

Ai tha: “Po. Çdo natë Allahu zbretë në qiellin e dunjasë, sikurse Ai dëshiron dhe si Ai dëshiron. Kjo nuk ka përshkrim.”

Is’hak tha:

“Nuk është e lejuar për të hulumtuar në çështjen e Allahut, për dallim nga çështjet e krijesave. Allahu (Tabarak ue Te ala) thotë:

لَا يُسْأَلُ عَمَّا يَفْعَلُ وَهُمْ يُسْأَلُونَ

“Ai nuk pyetet se çfarë vepron, po ata, (njerëzit), pyeten.”2

Askush nuk mund të konceptoj cilësitë e Krijuesit dhe veprat, siç konceptohen çështjet e krijesave. Ai mund të cilësohet se zbret çdo natë në qiellin e dunjasë kur një e treta e natës ka mbetur,  ashtu si Ai dëshiron. Askush nuk duhet të pyet se si zbritja e Tij bëhet. Sepse Krijuesi bën atë që Ai dëshiron, si Ai dëshiron.


1 Ahmed (16.745), Darimi (1/347), Ibn Khuzejmeh në “et-Teuhid” (1/315), el-Axhurri (713), Ebi Asim (507), el-Lalaka’i (3 / 433) dhe el-Bejhakiu në “el-Esma ues-Sifat” (2/196). Autentik sipas Ibnul Kajimit në “Mukhtasar-us-Saua’ik el-Mursalah” (2/234). Al-Albani ka thënë: “Zinxhiri i transmetimit është i vërtetuar sipas kushteve të Muslimit.” (Dhilal-ul- Xhenneh, fq. 206)

2 21:23

Shpërndaje: