Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cilësitë e Allahut sipas Tirmidhiut

Imam Ebu Isa Muhammed bin Isa el-Tirmidhi (v. 279)

Burimi: el-Xhami (659)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Tirmidhi në lidhje me transmetimet si ky hadith dhe Cilësitë e tjera të Zotit të Lartësuar si

”Zbritja në qiellin më të ulët gjatë natës.”

dijetarët kanë thënë se këto hadithe janë autentike. Ndërsa për besimtarin është obligim që, të besojë në to, por pa i imagjinuar dhe pa pyetur për formën e tyre.

Kështu është transmetuar nga Malik bin Enesi, Sufjan bin Ujejneh dhe Abdullah bin el-Mubarak i cili tekstualisht është shprehur:

”Pranoji këto hadithe pa i imagjinuar ato (formën e cilësive të Allahut).”

Kjo është thënë edhe nga të gjithë dijetarët e Ehlus-Sunnetit dhe Xhematit.

Sa i përket Xhemihve, ata i mohuan në tërësi këto hadithe duke thënë se pranimi i këtyre haditheve e obligon përngjasimin e Allahut me krijesat e Tij.
Allahu disa herë ka përmendur në librin e Tij disa prej cilësive të Tij, siç janë: Dora, shikimi dhe dëgjimi. Megjithatë Xhehmitë, i interpretuan këto në mënyrat e tyre të ndryshme nga ato të Ehlus-Sunnetit. Ata thonë se: ”Allahu nuk e krijoi Ademin me dorën e Tij. Dora e Tij do të thotë fuçia e Tij.”

Is´hak bin Ibrahim bin Rahojah ka thënë:

”Përngjasimi i cilësive të Allahut është vetëm nëse thuhet se, dora e Allahut është si dora e ndonjë prej krijesave të Tij ose ajo i ngjason ndonjë dore të krijesave të Tij ose të dëgjuarit e Tij është si dëgjimi i ndonjë prej krijesave të Tij apo i ngjason dëgjimit të ndonjë prej krijesave të Tij. Pra, nëse shprehemi në këtë formë, atëherë mund të themi se është përngjasim.

Megjithatë, nuk është përngjasim nëse thuhet vetëm ashtu siç ka thënë Allahu për cilësitë e Tij: “dorë”, “dëgjim” dhe “shikim” pa i imagjinuar këto, dhe pa thënë se dora e Allahut është e ngjashme me duart e krijesave të Tij, ose të thuhet ajo është sikurse duart e ndonjë prej krijesave të Tij. Kjo nuk është përngjasim.

Kjo është ashtu siç ka thënë Allahu (te ala):

”Asgjë nuk i përngjet Atij. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” (42:11)”

Shpërndaje: