Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kuptimi i pjesës në ajet: “synoi qiellin”

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Kerim, el-Bakarah, kaseta nr 4 A

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pastaj Allahu (azze ue xhel) tha:

هو الذي خلق لكم ما في الأرض جميعا

“Është Ai që krijoi për ju gjithçka që është në tokë…”

Pasi përmendi se Ai është në gjendje t’u jap jetën dhe vdekjen robërve të Tij, Ai krijoi për ta gjithçka që është në tokë. Krijoi gjithçka pa patur për këtë ndonjë shembull të mëparshëm, përkundrazi  e krijoi gjithçka në bazë të asaj që kërkonte urtësia e Tij (xhele ue ala) dhe dituria e Tij.

Fjala e Tij: ”لكم” – d.m.th për ju, germa “lam” këtu ka dy kuptime. Kuptimi i parë tregon lejim, siç thua p.sh: “ta kam lejuar këtë”, dhe kuptimi i dytë është që tregon shkakun (arsyen) se pse i krijoi, d.m.th për shkakun tuaj që do të thotë se Ai krijoi për ju gjithçka që është në tokë dhe kjo: ما – ma- është emër që përfshin gjithçka në tokë të krijuar për ne, si pemët, lulet, lumenjtë, kodrat, çdo gjë. Pastaj pas krijimit të të gjitha gjërave në tokë:

ثُمَّ اسْتَوَى إِلَى السَّمَاء فَسَوَّاهُنَّ سَبْعَ سَمَاوَاتٍ

 “Iu drejtua përsosjes së krijimit të qiellit dhe krijoi shtatë qiej.” 2:29

استوى إليها أي علا إليها – do të thotë u lartësua mbi qiell.

Kështu e shpjegoi Ibn Xherir et-Tabari (rahimehullah) ajetin. Dhe është thënë që kjo pjesë në ajet ka kuptimin: “e synoi atë, pati për qëllim atë.” Këtë shpjegim e zgjodhi Ibn Kethiri (rahimehullah). Dijetarët pra kanë dy mendime në lidhje me tefsirin e pjesës në ajet: “استوى إلى”

1-Synimin apo qëllimin e diçkaje. Nëse drejt diçkaje qëllimi dhe synimi është i plotë, në këtë rast thuhet استوى, sepse tregon plotësim, përsosmëri siç ka thënë Allahu (te ala):

وَلَمَّا بَلَغَ أَشُدَّهُ وَاسْتَوَى آتَيْنَاهُ حُكْمًا وَعِلْمًا

“E pasi ai (Musai) e arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur…” 28:14

Do të thotë kur ai ishte tashmë i plotësuar, i pjekur. Ata që thonë se kur folja اسْتَوَى kthehet tek parafjala إلى atëherë kjo do të thotë se kuptimi اسْتَوَى – i referohet synimit dhe qëllimit drejt diçkaje.

2-Ata që mendojnë se اسْتَوَى ka për qëllim vetëm se lartësinë, e interpretojnë إلى si على, d.m.th lart mbi. Megjithatë ky mendim është i dobët sepse Allahu (te ala) nuk është lartësuar kurrë mbi qiell, por është lartësuar mbi arsh.

Pra më afër të saktës është mendimi i Ibn Kethirit, d.m.th. se folja اسْتَوَى në këtë ajet ka kuptimin e synimit të plotë dhe qëllimit të palëkundur.

Shpërndaje: