Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: et-Ta’likat alar-Risaleh el-Hamauijjeh el-Kubra, fq. 173
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:
Një tjetër nga liderët e tyre të mëvonshme ishte Imam Ebu Muhamed Abdul-Kadir bin Ebi Salih el-Xhili i cili tha në librin e tij “el-Ghunjeh”:
“Ai është lart, është ngritur mbi fronin e Tij. Ai ka gjithë fuqinë dhe dituria e Tij përfshin gjithçka:
إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ وَالْعَمَلُ الصَّالِحُ يَرْفَعُهُ
”Tek Ai ngrihet fjala e mirë dhe puna e drejtë e lartëson atë (fjalën e mirë).’’1
تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ
”Tek Ai ngrihen engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet.”2
Nuk lejohet të thuhet se Allahu është kudo. Duhet thënë se Ai është mbi fron, të cilin Ai Vet e tha:
الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى
”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi fron.”3,4
Ai përmendi disa ajete dhe hadithe për këtë dhe tha:
“Ngritja duhet të përmendet në mënyrë të pakufizuar, pa interpretim. Sepse bëhet fjalë për esencën e ngritjes mbi fron. Se Ai është mbi fron, përmendet në të gjitha librat e shenjta që i janë shpallur të gjithë profetëve të dërguar. Megjithatë, cilësia e ngritjes nuk duhet të imagjinohet.”
Ai e trajtoi çështjen në detaje dhe tha gjëra të ngjashme në lidhje me cilësitë e tjera. Sikur të kisha përmendur gjithë atë që dijetarët kanë thënë libri do të bëhej shumë i gjatë.
Komentimi
Ky është një shembull i diturisë dhe të kuptuarit të thellë. Ai bëri dallim midis njërit dhe tjetrit; Ai është ngritur mbi fron, Ai ka fuqi mbi gjithçka dhe Ai rrethon gjithçka. Me fjalë të tjera, Ai zotëron gjithçka. Ngritja, pra nuk është as marrje e pushtetit dhe as sundim. Ai sqaroi besimin e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit në këtë temë dhe shpjegoi se ngritja as nuk do të thotë pushtim, sundim ose rrethim shkencor. Kjo është e vërteta:
ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ
”E pastaj u ngrit mbi arsh.”5
Kjo do të thotë se Ai (subhanehu ue te ala) është ngritur dhe ka qëndruar mbi fron në një mënyrë që i përket Madhështisë së Tij. Ngritja e Tij nuk është si ngritja e krijimit. As ngritja e Tij nuk është pushtim, sundim apo rrethim shkencor. Dituria e Tij përfshin gjithçka.
1 35:10
2 70:4
3 20:5
4 el-Ghunjah (1/71).
5 7:54