Alameh Muhammed bin Abdil-lah es-Subejjil
Burimi: Rasa’il fil-‘Akideh ued-Da’ueh, fq. 15
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (te’ala) ka thënë:
وَأَلْقَيْتُ عَلَيْكَ مَحَبَّةً مِّنِّي وَلِتُصْنَعَ عَلَى عَيْنِي
“Unë kam hedhur në ty dashurinë Time, që të rritesh nën Syrin (kujdesin) Tim.” 1
Në këtë ajet Allahu (subhanehu ue te’ala) tregon për dashurinë e Tij ndaj Musait (alehis-selam) dhe se Allahu bëri që edhe krijesat e Tij ta duan atë. Kjo është dëshmi se Allahu e mbikëqyrte robin e vet Musën (alejhis-selam) dhe se Ai kujdesej për të.
Ky ajet, gjithashtu konfirmon Syrin e Allahut (azze ue xhel) me të cilin Ai i sheh të gjitha krijesat e Veta, ashtu siç i përshtatet Allahut me Madhërinë e Tij. Pra, ne jemi të obliguar t’i pranojmë Cilësitë e Allahut (subhanehu ue te’ala) të cilat i ka konfirmuar për veten e Tij. Mirëpo, ne jemi të bindur se ato nuk i ngjasojnë cilësive të krijesave të Tij.
1 Ta-Ha 20:39