“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dashuria e Allahut ndryshon

Alameh Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)

Burimi: Bahxhatu Kulub-il-Abrar, fq. 35

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tha se, i dërguari i Allahut ka thënë:

“Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur për Allahun sesa besimtari i dobët, por në çdonjërin prej tyre ka mirësi.” 1

Hadithi konfirmon dashurinë e Allahut, dhe se ajo lidhet me atë që Ai e do dhe kush e vepron atë që Ai e do. Gjithashtu kjo dëshmon se dashuria e Tij lidhet me vullnetin dhe dëshirën e Tij. Kjo gjithashtu dëshmon se dashuria e Tij ndryshon, dashuria e Tij për besimtarin e fortë është më e fortë sesa është për besimtarin e dobët.


1 Muslimi (2664), Ibn Maxheh (79) dhe Ahmedi (8611).

 

Shpërndaje: