Alameh Abdul-Aziz bin Abdilah er-Raxhihi
Burimi: Sherh Usul-is-Sunneh, fq. 14
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ekzistojnë tri lloje të diturive:
1 – Dituria në lidhje me Allahun.
2 – Dituria në lidhje me fenë e Allahut.
3 – Dituria në lidhje me shpërblimin gjegjësish dënimin në Ditën e Gjykimit.
Dituria me pozitën më të lartë është njohja e Allahut; njohja e emrave, atributeve dhe veprave të Allahut. Sepse pozita e dijes varet nga pozita e temës së saj. Ti duhet ta dish se Zoti yt (subhanehu ue te ala) ekziston, se qenia e Tij ndryshon nga qenia e krijesave, se Ai është mbi arsh, i ngritur mbi arshin e Tij, i lartë nga krijesat e Tij, se Ai është i pa të meta në qenien Tij, ka emra të bukur dhe cilësi të lartësuara, me të cilat Ai e ka përshkruar Vetveten dhe me të cilat i dërguari i Tij e ka përshkruar Atë dhe se Ai nuk krahasohet me asnjë krijesë lidhur me qenien, emrat, cilësitë dhe veprat.
Kjo është dituria në lidhje me Allahun; që ti të pohosh dhe besosh se Ai është i vetëm në sundimin e Tij, të drejtën e Tij për adhurim dhe emrat dhe atributet e Tij. Këto janë tri llojet e Teuhidit.