Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (1/151)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (te ala) ka thënë:
إِنَّ اللَّهَ عِندَهُ عِلْمُ السَّاعَةِ وَيُنَزِّلُ الْغَيْثَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الْأَرْحَامِ وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ مَّاذَا تَكْسِبُ غَدًا وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ بِأَيِّ أَرْضٍ تَمُوتُ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ
”S’ka dyshim se vetëm Allahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç’ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. Allahu është më i dijshmi, më i njohuri.”1
Allahu (Tebareke ue Te ala) ka thënë:
وَيَعْلَمُ مَا فِي الْأَرْحَامِ
”Ai e di se ç’ka në mitra (të nënave).”
Kjo dituri përfshinë gjininë e fetusit. Allahu (Azze ue Xhel) e di gjininë para se fetusi të krijohet. Askush tjetër përveç Allahut (Subhanah) nuk e di atë. Prandaj engjëlli që është përgjegjës për mitrën i kërkon leje Zotit të tij (Azze ue Xhel) dhe thotë:
”O Zot! A është djalë apo vajzë? ”2
Pavarësisht gjinisë, engjëllit i tregohet kjo para se fëmija të lind. Sot, ata mund të thonë se çfarë gjinie fetusi ka përmes aparateve, por ata nuk mund të kenë dijeni lidhur me të para kontrollimit. Përveç kësaj, dituria se çfarë është në barkun e nënës nuk është vetëm e kufizuar tek gjinia e fetusit. Kjo dituri përfshinë disa gjëra mes tyre:
1 – A do të lind fëmija i gjallë apo i vdekur? Askush nuk e di këtë sado të aftë që të jenë mjekët. Dhe në qoftë se ai lindë i gjallë, a do të jetojë gjatë, apo kohë të shkurtë menjëherë pas kësaj?
2 – Në qoftë se lindë i gjallë, ai do të jetë i pasur apo i varfër? Ata nuk e dinë.
3 – Në qoftë se lindë i gjallë, veprat e tij a do të jenë të mira apo të këqija? Ata nuk e dinë as këtë.
Prandaj, dituria se çfarë është në mitrën e nënës nuk është vetëm e kufizuar tek gjinia e fetusit. Askush tjetër pos Allahut nuk është i dijshëm për çdo gjë.
1 Lukman 31:34
2 Bukhari (813) dhe Muslimi (2645).