Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/381)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari ka thënë:
474 – Abdullah bin Jusuf na tregoi: Malik më tregoi, nga Is’hak bin Abdil-lah bin Ebi Talha i cili më tregoi se Ebu Murrah, robi i Akil bin Ebi Talibit, e informoi atë nga Uakid el-Lejthi i cili tha:
“Ndërsa i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ishte ulur në xhami erdhën tre persona. Dy prej tyre shkuan tek i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe një u largua nga aty. Ata qëndruan përpara të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Njëri prej tyre e pa një vend bosh në atë tubim dhe u ul aty. Tjetri u ul pas tyre. Pasi që i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) përfundoi ai tha: “A të mos ju tregojë për këta tre persona? Njëri prej tyre Allahu e strehoi, kështu që Allahu e strehoi atë. I dyti u turpërua, dhe Allahu u turpërua prej tij. I treti u largua, kështu që Allahu u largua prej tij.”
Hadithi pohon cilësitë vepruese të Allahut (Azza ue Xhel). Cilësitë vepruese janë cilësi me të cilat Ai vepron kur të dojë. Dëshmi për këtë janë fjalët e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem):
“… Allahu e strehoi..”
dhe:
“…kështu që Allahu u turpërua prej tij.”
Besimi i Selefëve dhe Imamëve të pasuesve është se veprimet zgjedhore të Allahut (Azza ue Xhel) janë të pohuara, dhe se Ai bën atë që dëshiron dhe kur Ai dëshiron.
Muatilët e mohojnë këtë. Argumenti i tyre është se Allahu nuk mund të kryej veprime zgjedhore, pasi që veprimet zgjedhore janë të krijuara dhe veprimet e krijuara rrjedhin vetëm nga krijesat.
Pa dyshim, argumenti i tyre është vetëm logjik dhe shkon kundër Kuranit dhe Sunnetit. Kështu, ai është gjithashtu i kotë. Për të pohuar cilësitë vepruese do të thotë të pohosh cilësitë e përsosura të Allahut. Ai që vepron është më i përsosur se ai që nuk vepron. Kjo është më se e qartë.