Alameh Muhammed bin Abdil-lah es-Subejjil
Burimi: Rasa’il fil-´Akidah ued-Dauah, fq. 10
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu Te ala ka thënë:
وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ
”Ai është i Larti, Madhështori!” 2:255
Ai Subhanehu ue te ala posedon një lartësi absolute nga të gjitha aspektet, epërsi në aftësi, epërsi në fuqi dhe lartësi në Qenien e Tij. Ai ka fuqi mbi çdo gjë. Ai ka aftësinë për gjithë çka dhe ka në dispozicion çdo gjë. Ai është i pastër nga çdo mangësi dhe e metë.
الْعَظِيمُ
”Madhështori.”
Ai është madhështor. Askush nuk ka qenie më madhështore apo më fisnike se Ai. Askush nuk ka emra më madhështorë apo më fisnik se Allahu. Askush nuk ka cilësi më madhështore apo më fisnikë se Allahu. Askush nuk ka veprime më tmadhështore dhe më fisnike se Allahu.