Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Domethënia e emrave të Allahut El-Uasi dhe El-Alim

Imam Ebul-Mudhaffar Mensur bin Muhammed es-Sam’ani (v. 489)

Burimi: Tefsir Surat-il-Baqarah (2/375)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَاللّهُ يُؤْتِي مُلْكَهُ مَن يَشَاء وَاللّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ

“Allahu ia jep pushtetin e Vet kujt të dojë; Allahu është Uasi (Mirëbërës i madh) dhe i Gjithëdijshëm.” 2:247

El-Uasi do të thotë Ai i cili posedon çdo gjë dhe jep prej saj.

Në lidhje me emrin El-Alim, kështu që një mendim është se kjo do të thotë njësoj si emri i El-Âlijm. Të tjerët bëjnë dallim mes tyre dhe thonë se el-Âlijm do të thotë Ai e di çka ka qenë, ndërsa Alim do të thotë Ai e di se çfarë do të ndodhë.

 

Shpërndaje: