Imam Muhamed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Burimi: Adua-ul-Bejan (1/47)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!” 1:1
Këto janë dy nga cilësitë dhe dy emra prej emrave të bukur të Allahut. Rrënja e tyre vjen nga mëshira dhe ato përmenden në një formë të theksuar. Emri Er-Rrahman është më i theksuar se sa emri Er-Rrahim. Sepse Er-Rrahman do të thotë “Ai i Cili posedon mëshirë të gjerë për të gjitha krijesat në këtë jetë”, ndërsa Er-Rrahim do të thotë “Ai që ka mëshirë për besimtarët në Ditën e Gjykimit.” Këtë mendim e kanë shumica e dijetarëve. Nga Ibn Xherir et-Tabari madje mund të kuptohet se të gjithë dijetarët thonë kështu. Këtë e pretenduan disa nga Selefët, të cilën e tha Ibn Kethiri. Ajo që gjithashtu e sugjeron këtë është transmetimi nga Isa (salAllahu alejhi ue selem) i cili ka thënë:
“Er-Rrahman është I Gjithëmëshirshëmi i të dy jetëve dhe Er-Rrahim është Mëshirëploti i jetës së ardhshme.”