Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr
Burimi: Fikh-ul-Esma el-Husna, fq. 169
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmusloimane.com
Allahu (te ala) ka thënë:
وَمَنْ عَاقَبَ بِمِثْلِ مَا عُوقِبَ بِهِ ثُمَّ بُغِيَ عَلَيْهِ لَيَنصُرَنَّهُ اللَّهُ إِنَّ اللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٌ
“Kjo është kështu! E kush ndëshkon tjetrin me të njëjtën masë me të cilën ka qenë i ndëshkuar vetë, e pastaj atij përsëri i bëhet e padrejtë, është e sigurt se Allahu do ta ndihmojë atë. Vërtet që Allahu është Ai që ndjen, gjithnjë Falës i Madh.” 22:60
“El-Afuv” do të thotë “Ai që shlyen mëkatet dhe fal mosbindjen.” Ky është i afërt me emrin “El-Ghafur”, por më i plotë se kaq. Sepse emri “El-Ghafur” na njofton se mëkatet mbulohen, ndërsa “El-Afuv” na njofton se mëkatet shlyhen. Shlyerja e mëkateve është me e plotë se mbulimi i mëkateve. Kjo është domethënia kur këta dy emra përmenden së bashku. Por kur ata përmenden veçmas, që të dy emrat e kanë kuptimin që përmban emri i dytë.