Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Domethënia e emrit el-Uekil

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Kerim, Al Imran, (2/450)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:

الَّذِينَ قَالَ لَهُمُ النَّاسُ إِنَّ النَّاسَ قَدْ جَمَعُواْ لَكُمْ فَاخْشَوْهُمْ فَزَادَهُمْ إِيمَاناً وَقَالُواْ حَسْبُنَا اللّهُ وَنِعْمَ الْوَكِيلُ

“E atyre (shokëve të profetit) që dikush u tha: “Populli (idhujtarët) është tubuar t’ju sulmojë, pra kini frikë!” Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: “Neve na mjafton që kemi Allahun, Ai është Mbrojtësi më i mirë!” 3:173

11 – Ky ajet është lavdërim ndaj Allahut (Azze ue Xhel), sepse Ai është Mbrojtësi i robërve të Tij, që do të thotë se Ai është e mjaftueshëm për ta dhe se ata mbështeten tek Ai. Ai tha:

وَنِعْمَ الْوَكِيلُ

“…Ai është Mbrojtësi më i mirë!”

12 – Ajeti pohon se el-Uekil (mbrojtës) është një nga emrat e Allahut. Në një ajet tjetër Allahu përmend se Ai mbron çdo gjë. El-Uekil pra është një nga emrat e Allahut dhe do të thotë “Ai i cili mbron robërit e Tij”, jo se ai është përfaqësuesi i tyre.

Shpërndaje: