Alameh Muhammed bin Abdil-lah es-Subejjil
Burimi: Rasa’il fil-Akidah ued-Da’uah, fq. 9
Përktheu: Valdet Gashi
Allahu (tabarak ue te ala) ka thënë:
وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ
”Kursiu i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën.” 2:255
Do të thotë mbushë dhe mbulon. Kursija një krijesë madhështore. Aty ku Allahu (azze ue xhel) vë dy këmbët e Tij. Ky është mendimi i Ibn Abbasit (radijAllahu anhu). Është thënë se Kursija është froni. Ndërsa mendimi i saktë është i pari. As nuk është e saktë të thuhet se Kursija do të thotë dije.