Imam Uthman bin Said ed-Darimi (v. 280)
Burimi: Nakdhu Uthman bin Said ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 70-71
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Sa i përket pohimit tënd, o el-Marisi lidhur me fjalët e Allahut Te ala:
بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ
”Përkundrazi, të dy duart e Tij janë gjerësisht të shtrira.” 5:64
Ku pohove se shpjegimi i kësaj fjale është: dy furnizimet e Tij, një furnizim i gjerë dhe një i pakët, një furnizim hallall dhe një haram, sepse fjala e Allahut ”Dy duart e Tij” tek ti dmth ”dy furnizimet e Tij”. Me këtë interpretim ke braktisur tërë gjuhën arabe, të kuptuarit e dijetarëve dhe të gjitha dialektet e arabëve dhe jo-arabëve. Ku e ke marrë këtë? Ti ke sjell diçka të pamundur, që nuk e kupton as ndonjë joarab apo arab. Ne nuk e dimë që ndonjë dijetarë para teje të ketë thënë kështu. Nëse interpretimi yt është i saktë ti duhet të citosh një dijetar apo gjuhëtar të dijshëm,përndryshe kjo është një gënjeshtër dhe pamundësi, e lëre më që është kufër. Sepse ti pretendove se Allahu ka një furnizim të gjerë dhe një të paktë pastaj thua se të dy furnizimet e Allahut janë të shtrira (në bujari). Si mund ato të jenë të shtrita në bujari kur dorështrënguari kurrë nuk mund të jetë i shtrirë në gjuhën arabe? Si mund të thuash se njëri furnizim është i paktë kur Allahu thotë se të dyja janë të shtrira? Kjo është prova e parë për gënjeshtrat tuaja dhe injorancën lidhur me interpretimin.