Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Kaulul Mufijd (2/127)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -te ala- ka thënë:
“Thuaj: “Unë jam vetëm një njeri si ju; më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i Vetëm. Prandaj kushdo që shpreson takimin me Zotin e vet le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet.” El-Kehf, 18:110
Takimi i përmendur këtu është takimi i veçantë, por takimet e njeriut me Allahun janë dy:
1 – Një takim i përgjithshëm për çdo njeri.
Allahu -te ala- ka thënë:
”O ti njeri, vërtet ti përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt.” El-Inshikak, 84:6
Më pas Allahu menjëherë thotë:
”Ai të cilit do t’i jepet libri i tij në dorën e djathtë, do ta ketë të lehtë llogarinë dhe do të kthehet i gëzuar te të afërmit e tij.” El-Inshikak, 84:7-10
2 – Një takim i veçantë për besimtarët.
Ky takim karakterizohet nga kënaqësia dhe lumturia që përshkruhet në këtë ajet. Përveç kësaj, përfshin edhe shikimin e Allahut -te ala-, një bekim dhe nder i madh që disa dijetarë e kanë përmendur.