Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E pa Zotin e tij me zemër

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Sherh Ighathat-il-Lahfan (107)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, dijetarët -Allahu i mëshiroftë- e përmendin se i dërguari ﷺ e pa Zotin e tij me zemër. Çka do të thotë “ky shikim me zemër”?

Përgjigje: Ky shikim ndodhi gjatë miraxhit kur profeti -alejhi selatu ue selam- u ngjit mbi qiell dhe kaloi shtatë palë qiejt dhe arriti deri tek Sidretul-Munteha (pemë në kufirin më të lartë mbi qiellin e shtatë, përtej së cilës askush nuk mund të kalojë). Ka prej dijetarëve që thonë se ai e pa Zotin e tij me sytë e tij dhe ka prej tyre që thonë se ai e pa Allahun me zemrën e tij, e jo me sytë e tij.

Shpërndaje: