Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ebul-Hasen el-Eshari në lidhje me cilësitë e Allahut

Hafidh Ali bin Hasan bin Asakir ed-Dimashki (v. 571)

Burimi: Tabjin Kadhib-il-Muftari fi ma nusiba ilal-Imam Ebil-Hasen el-Esh’ari, fq. 94-96

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Lidhur me librat e Shejkh Ebul Hasenit (rahimehullah) që ai i shkroi deri para viti 320, ai i përmendi shumicën e tyre në librin e tij “el-Amad fir-Ru’jah” …

Ai tha:

“Unë kam shkruar një libër të madh në lidhje me cilësitë e Allahut. Në të kemi folur për llojet e Mutezilive, Xhehmive dhe kundërshtuesve të tjerë që mohojnë diturinë, aftësinë e Allahut dhe cilësitë e tjera të Tij. Unë gjithashtu kamë refuzuar Ebul-Hudhejl, Ma’mer, en-Nadhdham, el-Futi dhe ata që besojnë se bota është e pafillim. Unë kamë përmendur edhe shumë tema të tjera lidhur me cilësitë e Allahut duke përfshirë pohimin e fytyrës dhe duart e Allahut, dhe ngritjen mbi arsh.”

Ai tha:

“Kam shkruar një libër në lidhje me mundësinë për të parë Allahun me shikimin e syve. Në të kam refuzuar të gjitha argumentet e përdorura nga Mutezilitë për të hedh poshtë, refuzuar dhe mohuar këtë.”

Shpërndaje: