Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ehlus-Sunneti pasojnë profetët, kurse Mu’atilat (mohuesit e  cilësive të Allahut) pasojnë Faraonin

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: el-Ka’idah el-Marrakushijjeh, fq. 80-85

Kommentues: Alameh Abdul-Aziz bin Abdil-lah er-Raxhihi

Burimi: et-Ta’likat el-Idhahijjeh alal-Ka’idah el-Marrakushijjeh, fq. 82-84

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Faraoni është udhëheqësi i mohuesve. Për këtë shkak studiuesit e mohuesve thanë se ata e kanë besimin e tij. Këtë e thonë panteistët në mesin e Xhehmive mohues. Ai (Faraoni) e mohoi lartësimin e Allahut, e përgënjeshtroi Musain dhe mohoi se Allahu i kishte folur atij. Ai (Te ala) tha se Faraoni i tha Hamanit:

يَا هَامَانُ ابْنِ لِي صَرْحًا لَّعَلِّي أَبْلُغُ الْأَسْبَابَ  أَسْبَابَ السَّمَاوَاتِ فَأَطَّلِعَ إِلَى إِلَهِ مُوسَى وَإِنِّي لَأَظُنُّهُ كَاذِبًا

”E Faraoni tha: ”O Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t’i gjejë rrugët. ”Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është gënjeshtar.” 1

Allahu (Te ala) tregoi se Faraoni e mohoi Krijuesin dhe tha:

وَمَا رَبُّ الْعَالَمِينَ

”E çfarë është ai zot i botëve?” 2

Ai kërkoi një pyrg në mënyrë që ai mund të ngjitej tek Zoti i Musait. Nëse Musa nuk i kishte treguar atij se Zoti i tij është lartë, Faraoni nuk do të  kishte kërkuar pyrg, për shkak se ai nuk e pohoi Atë. Lartësimi i Allahut nuk do të ishte pohuar nëse Musai nuk i kishte treguar atij në lidhje me të. Në këtë rast, ai nuk kishte qenë në kërkim që të ngjitet lartë dhe të përpiqet që ti mashtrojë popullin e tij duke pretenduar se ai është ngritur tek Zoti i Musait i cili është në lartësi3. Në këtë rast, ngritja e tij tek Ai do të ishte e njëjtë me zbritjen e tij në puse dhe lumenj. Në të vërtetë do të ishte më e lehtë për të që të shkojë poshtë sesa të përpiqet që të ndërtojë një pyrg.

Kur profeti ynë (salAllahu alejhi ue selem) u ngrit në qiell ai e gjeti Ademin (alejhis-selam) në qiellin e parë, Jahjan dhe Isain në të dytin, Jusufin në të tretin, Idrisin në të katërtin, Harunin në të pestin, Musain në të gjashtin, Ibrahimin në të shtatin, siç njihet nga hadithi i gjatë. Pastaj ai u ngrit te Zoti i tij. Ai u detyrua me pesëdhjetë namaze, pas të cilës u kthye tek Musai i cili i tha atij:

”Kthehu prapa dhe kërkoj Atij që ti reduktoj namazet. Umeti ytë nuk mund ta bëjë këtë.” Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: ”Unë u ktheva te Zoti im dhe iu luta Atij për reduktim për umetin tim.” 4

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tregoi se si ai disa herë shkoi nga Musai tek Zoti i tij. Musa kishte të drejtë kur tha se Zoti i tij është mbi qiejtë5 ndërsa Faraoni e përgënjështroi atë për këtë.

Xhehmitë mohues pajtohen me popullin e Faraonit, udhëheqësin e devijimit. Pohuesit, Ehl-us-Sunneti pajtohen me pasardhësit e Ibrahamit, udhëheqësit të udhëzimit. Allahu (Te ala) ka thënë:

وَوَهَبْنَا لَهُ إِسْحَقَ وَيَعْقُوبَ نَافِلَةً وَكُلًّا جَعَلْنَا صَالِحِينَ وَجَعَلْنَاهُمْ أَئِمَّةً يَهْدُونَ بِأَمْرِنَا وَأَوْحَيْنَا إِلَيْهِمْ فِعْلَ الْخَيْرَاتِ وَإِقَامَ الصَّلَاةِ وَإِيتَاء الزَّكَاةِ وَكَانُوا لَنَا عَابِدِينَ

“Dhe ia falëm atij Is’hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (profetë). Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë që udhëzonin sipas urdhrit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë.” 6

Musai dhe Muhammedi jo që vetëm i përkasin pasardhësve të Ibrahimit, ata janë më të mirët prej pasardhësve të Ibrahimit (salAllahu alejhim ue selem).

1 40: 36-37.

2 26: 23.

3 Disa njerëzit thonë se Musai nuk e pohoi lartësimin e Allahut. Atëherë Shejkh-ul-Islami i refuzon ata duke thënë se në këtë rast do të ishte e pakuptimtë që Faraoni ti thotë Hamanit:

يَا هَامَانُ ابْنِ لِي صَرْحًا لَّعَلِّي أَبْلُغُ الْأَسْبَابَ  أَسْبَابَ السَّمَاوَاتِ فَأَطَّلِعَ إِلَى إِلَهِ مُوسَى وَإِنِّي لَأَظُنُّهُ كَاذِبًا

”E Faraoni tha: ”O Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t’i gjejë rrugët. ”Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është gënjeshtar.”

Do të kishte qenë i pakuptimtë ndërtimi i një pyrgu nëse Musai kishte thënë se nuk ka Zot atje lartë. Ai donte një pyrg për të përgënjeshtruar Musain. Musa kishte thënë se Zoti i tij është lart. Përndryshe do të ishte e pakuptimtë për tu ngritur lartë. Në këtë rast, do të kishte qenë i njëjtë si për të ngriturit lartë me të zbriturit poshtë një pus. ”

4 Bukhari (349), Muslimi (163), Nesai (450) dhe Ibn Maxhe (1399).

5 Këtu është argumenti për pohimin e lartësimit të Allahut. Muhammedi i besoi Musait (salAllahu alejhime ue selem) i cili i tha atij:

”Kthehu prapa dhe kërkoj Atij që ti reduktoj namazet.”

Ku do të kthehej Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) nëse Allahu nuk do të kishte qenë mbi qiell, sikurse pohojnë Mu’atilat? Muhammedi shkoi dhe u kthye disa herë me radhë në mes Musait dhe Zotit të tij, lartë në qiell me Xhibrilin dhe u ngjit në qiellin e shtatë.”

6 21:72-73.

Shpërndaje: