Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Sherh Hadithin-Nuzul, fq. 144-145
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ibën Ebi Hatim ka transmetuar në tefsirin e tij ‘et-Tefsir’: Nga Asim bin er-Rau’ad nga Adem nga Ebu Xhafer nga er-Rebi nga Ebul-Alijeh i cili ka thënë se “Allahu u ngrit mbi qiell” kur fliste në lidhje me ajetin:
“Pastaj u ngrit lartë drejt qiellit.” El-Bekare, 2:29
Ibn Ebi Hatim ka thënë: “Ngjashëm është transmetuar nga el-Hasan el-Basri, dhe Enes bin er-Rebi.”
Buhariu ka përmendur në Sahihun e tij në kapitullin ‘et-Teuhidit’, se Ebul-Alijeh në lidhje me ajetin e lartcekur, ka thënë: “Ai u ngrit mbi të (ارتفع), dhe përfundoi krijimin e qiejve.
”Mudxhahidi ka thënë: “Ai ngriti Veten e Tij mbi Arsh”, kur ai lexoi ajetin:
“pastaj u ngrit mbi arsh.” El-Hadid, 57:4
E njëjta gjë është transmetuar nga Ibën Ebi Hatim në Tefsirin e tij kur ka folur për të njëjtin ajet. Me të njëjtin zinxhir, është transmetuar nga el-Hasan el Basrij dhe er-Rebi atë që tha Ebul-Alijah.
Ebu Umer et-Talemanki ka thënë: “Ehlus-Sunneti dhe Xhemati janë të një mendimi se, Allahu ka një arsh dhe Ai u ngrit mbi të, dhe se Dituria e Tij, Aftësia dhe Zotërimi i tij mbizotëron mbi krijesat e Tij.” Ai gjithashtu ka thënë: “Ehlus-Sunneti janë të bashkuar se domethënia e ajetit:
“Ai është me ju kudo që të gjendeni.” 57:4
dhe ajeteve të ngjashme në lidhje me dijen e Allahut, se Vetë Allahu është mbi qiej, dhe se Ai është ngritur mbi arshin e Tij ashtu siç Ai ka dëshiruar.”
Ai gjithashtu ka thënë: “Ehlus-Sunneti thonë në lidhje me fjalët e Allahut:
“I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi arsh.” Taha, 20:5
se ngritja e Tij mbi arsh e lavdëruar është reale e jo metaforike.”