Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

El-Eshari, Tabarani dhe Dhehebiu në lidhje me qëndrimin e Allahut mbi arsh

Imam Sidik Hasan Khan el-Kanuxhi (v. 1307)

Burimi: el-Intikad er-Rexhih fi Sherh-il-I´tikad es-Sahih, fq. 92-93

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Hafidh edh-Dhehebi (v. 748) ka thënë:

”Të gjithë dijetarët me të cilët ne kemi qenë në Hixhaz, Irak, Sham dhe Jemen thonë se Allahu është mbi Arshin e Tij, i ndarë nga krijesat e Tij dhe Ai e ka përshkruar Veten, pa pyetur si. Ai përfshin çdo gjë me dijen e Tij. Pra, kështu ata thonë për të gjitha cilësitë e pastërta.”

Hafidh Ebul-Kasim et-Tabarani (v. 360) ka thënë:

”Ne besojmë se Allahu (azze ue xhel) është mbi arshin e Tij dhe i ndarë prej krijesave të Tij. Askush nuk i ngjason Atij dhe Ai dëgjon dhe sheh. Besimi jonë dhe zgjedhja jonë është që të pasojmë të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem), shokë të tij, pasuesit dhe pasuesit e tyre dhe ti përmbahemi Ehl-ul-Athar sikurse Imam esh-Shafi’iut, Imam Ahmedit dhe të tjerëve – Allahu i mëshiroftë ata!”

Imam Ebul-Hasan el-Esh’ari (v. 324) ka thënë:

”Ka shtatëmbëdhjetë mendime se a është Allahu në një vend të caktuar apo gjithkund. Një prej tyre është mendimi i Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit dhe Ehl-ul-Hadithit që thonë se Ai është mbi arsh, siç ka thënë Ai vetë:

الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى

”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi arsh (fronin e Tij).” 20:5

Ne nuk themi asgjë tjetër përveç asaj që Allahut thotë.Ne themi se Ai u ngrit mbi arsh, pa pyetur si, dhe se Ai zbret, e cila thuhet në hadith2.”


1 20:5

2 Makalatt-ul-Islamijjin (1/284).

Shpërndaje: