Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

El-Kursi një krijesë që është mbi qiell

Imam Uthman bin Sa’id ed-Darimi (v. 280)

Burimi: Nakdhu Uthman bin Said ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 210-224

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

95 – Abdullah bin Ebi Shejbeh na tregoi: Ebu Usamah na tregoi, nga Zakarija, nga Ebu Is’haku, nga Sad bin Ma’bad: Esma bint Umejs më tregoi:

“Ndërsa ata ishin në Abisini, Xhaferi erdhi tek ajo duke qarë. Ajo tha: ” Çfarë ke?” Ai tha: “Unë e pashë një abisinas të pasur, i ri dhe i bukur, duke kaluar pranë një gruaje, dhe ia derdhi asaj miellin, kështu që mielli u shpërnda në erë. Ajo tha: “Unë do të lë ty deri në Ditën kur Mbreti do të ulet në el-Kursi, dhe merr nga shtypësi dhe i jep të shtypurit.”

96 – Jahja el-Himani na tregoi: Khalid Bin Abdullah na tregoi, nga Ata bin es-Sa’ib nga Abdullah bin Burejdeh nga babai i tij i cili ka thënë:

“Pasi që Xhaferi ishte kthyer nga Abisinia e pyeti profeti (salAllahu alejhi ue selem) atë: “Cila është gjëja e çuditshme që ke parë në Abisini?” Ai tha: “Unë e pashë një grua që mbante një shportë me ushqim mbi kokë. Pastaj erdhi një kalorës dhe ia hodhi atë larg. Ajo u ul dhe filloi ti mbledhë gjërat. Pastaj ajo u kthye dhe i tha: “Mjerë për ty! Çfarë do të bësh nëse Mbreti e vendos Kursin e Tij dhe merr nga shtypësi dhe për ti dhënë të shtypurit? “Profeti (salAllahu alejhi ue selem) filloi të qesh dhe u mahnitur me këtë. Pastaj ai (salAllahu alejhi ue selem) tha:

“Allahu mos e nderoftë një umet që nuk merr nga i fuqishmi dhe ti jep të dobëtit pa u bezdisur i pari.” 1

98 – Musa bin Ismail na tregoi: Hamad – Ibn Selemeh – na tregoi, nga Asim, nga Zirr, nga Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) i cili ka thënë:

“Distanca në mes qiellit të shtatë dhe el-Kursit është 500 vite. Distanca në mes të el-Kursit dhe ujit është 500 vite. Arshi është mbi ujë dhe Allahu është mbi arsh, dhe Ai e di gjendjen tuaj.”

“El-Kursi është vendi ku Allahu vendos dy këmbët dhe  arshin mund ta vlerësoj vetëm Allahu.” 2

101 – Jahja el-Himani na tregoi: Ebu Mu’auijeh na tregoi, nga el-A’mash nga Muxhahidi i cili tha:

“Qiejt dhe toka në krahasim me el-Kursin janë si një unazë në shkretëtirë.”

El-Marisi! Merri këto transmetime të njohura dhe të transmetuara dhe krahasoj me interpretimin tuaj me të cilin e ke kundërshtuar Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem)!


1 Dhehebi ka thënë: “Zinxhiri i tij i transmetimit është i shëndoshë” (el-Uluv, fq. 68).

2 Hakimi ka thënë: “Autentik sipas kushteve të Bukharit dhe Muslimit.” (El-Mustedrek (2/282)) Dhehebi ka thënë: “Transmetuesit e tij janë të besueshëm.” (el-Uluv, fq. 61). El-Ez’hari ka thënë: “Dijetarët janë bashkur lidhur me autencitetin e këtij transmetimi autenticitetin.” (Tehdhib-ul-Lughah (10/61))

 

Shpërndaje: