Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

46.Emigruesi për në Britanin e madhe

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 61-62

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ky Muhammed Sururi ka emigruar nga vendi musliman qe një kohë të gjatë sepse ai ndjehej në siklet në të. Në fund ai ia ktheu shpinën atij dhe e braktisi atë pa u brengosur që të jetoi në mesin e kufarëve në Britani, pa i kushtuar një mendim të mençur se çfarë e pret atë, fëmijët e tij dhe nipërit e tij tani dhe në të ardhmen në vendin e ri. Natyrisht duhet nënshtruar ligjeve të vendit të ri, deshe apo jo. Ka shumë argumente që e ndalojnë muslimanin që të jetojë me idhujtarët!

Profeti ﷺ ka thënë:

“Unë nuk kam të bëjë asgjë me muslimanin që jeton në mesin e idhujtarëve.” Ata thanë: “Pse, o i dërguari i Allahut?” Ai tha: “Ata nuk duhet të jenë afër që të shohin shtëpitë e njëri-tjetrit.” 1

Edhe pse zinxhirit të hadithit i i mungon një sahabi kështu që ky hadith vërtetohet nga hadithi i transmetuar nga Bahz bin Hakim i cili tregoi nga babai i tij, i cili i tha i ati i tij se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Allahu (azze ue xhel) nuk e pranon një vepër nga një musliman i cili konvertohet nga idhujtaria derisa ai të braktisë idhujtarët për të shkuar tek muslimanët.” 2

Një tjetër hadith dëshmues i transmetuar nga Xherir bin Abdilah i cili më tregoi se kur ai iu besatua profetit ﷺ për besnikëri dhe bindje, ai kërkoi nga ai që të mos adhuroj asgjë karshi Allahut, të fal namazin, të jep zekatin, t’ua do të mirën muslimanëve dhe t’i braktis paganët3.

Këto dhe tekste të tjera dëshmojnë në mënyrë të qartë se është e ndaluar për të jetuar në mesin e paganëve, madje as nuk duhet të jenë në gjendje që të shohin dritat e shtëpisë së njëri-tjetrit. Arsyeja e ndalimit është se jeta në mesin e kufarëve dhe idhujtarëve shkatërron fenë dhe karakterin e personit.


1 Ebu Daudi (2647) dhe Tirmidhi (1604), i cili ka thënë se Bukhari ka thënë se zinxhirit të transmetimit i mungon një sahabi. E njëjta gjë është thënë nga Ebu Hatim er-Rrazi dhe Darakutni. Shih “el-Bedr el-Munir” (9/163). Autentik sipas Albanit në “Sahih Sunnen Ebi Daud” (2420).

2 Ahmedi (20037) dhe Nesai (2567) me një zinxhir të mirë transmetimi.

3 Ahmedi (19182).

Shpërndaje: