Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Emrat dhe cilësitë e përbashkëta nuk do të thotë ngjasim apo krahasim

Alameh Muhammed Aman bin Ali el-Xhami

Burimi: Sherh Thalethet-il-Usul, fq. 74-75 

Përgatiti:www.perlatmuslimane.com

Allahu Tabarak ue Te ala ka thënë:

لَقَدْ جَاءكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

”Tashmë ju ka ardhur një i dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet e juaja, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë dhe i mëshirshëm me besimtarët.” 1

Lidhur me qëndrimin e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem kundër kufarëve, Allahu Te ala tha:

مُّحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاء عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاء بَيْنَهُمْ تَرَاهُمْ

”Muhammedi është i dërguar i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete.” 2

Pra, ai është i mëshirshëm vetëm ndaj besimtarëve :

بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

”jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë.

I tillë ai është vetëm me besimtarët dhe me askë tjetër. Allahu e përshkroi profetin e tij si të butë dhe të mëshirshëm. Allahu gjithashtu është i butë dhe i mëshirshëm. Si kështu? A lejohet që krijesat të përshkruhen me cilësitë e Krijuesit ? Allahu ka thënë:

بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

”Është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.”

وَبَشَّرُوهُ بِغُلَامٍ عَلِيمٍ

”Dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre, po ata thanë: “Mos ki frikë!” Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.” 3

فَبَشَّرْنَاهُ بِغُلَامٍ حَلِيمٍ

”Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm).” 4

Shumë njerëz e kanë keqkuptuar këtë çështje. Ata duhet të dinë se kuptimet e përbashkëta dhe të përgjithshme nuk do të thotë përngjasim apo krahasim. Madje kjo është në fakt e pashmangshme. Shembuj të tyre janë terme të përbashkëta si mëshira, butësia, dituria dhe dëgjimi. Dëgjimi dhe shikimi janë cilësitë më të shquara tek krijesat. Edhe Krijuesi i ka këto cilësi. Ato janë cilësi të Tij. A dëmton kjo diçka? A shpie kjo në ngjasim dhe krahasim mes Krijuesit dhe krijesave? Jo. Sepse dëgjimi i Allahut nuk është sikurse  dëgjimi i krijesave.

Të dëgjuarit e Tij nuk është si të dëgjuarit e krijesave. Shikimi i Krijuesit nuk është sikurse shikimi i krijesave. E njëjta gjë vlen edhe me cilësitë e Allahut diturinë, mëshirën, pushtetin, fuqinë dhe madhështinë. Disa e marrin me të keqe dhe pyesin pse një krijesë quhet “mbret” . Është Allahu Subhanehu ue Te ala që ia jepë mbretërinë kujt të dojë, dhe ia largonë atë kujt të dojë. Mbreti, është sikurse i dituri, dëgjuesi dhe ai që sheh. Se ka krijesa që kanë këta emra nuk do të thotë aspak përngjasim në mes Krijuesit dhe krijesës.

Shkurtimisht, cilësitë e Krijuesit i dedikohen Krijuesit dhe cilësitë e krijesave u dedikohen krijesave. Ngjashmeria pra ka të bëj vetëm me kuptimin e përgjithshëm dhe të pakufizuar dhe jo realitetin e tyre…

Allahu Subhanehu ue Te ala është larg nga të paturit cilësi që janë specifike për robërit. Nga veçoritë specifike të dëgjimit dhe shikimit të robit është se ato janë të krijuara. Dituria e krijesave është krijuar. Dituria e krijesave nuk përfshin gjithçka. Ajo është krijuar pasi nuk ka ekzistuar. Dituria e krijesave mund t’i ekspozohet harresës, neglizhencës dhe konfuzionit.


1 9:128

2 48:29

3 51:28

4 37:101

Shpërndaje: