Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Emrat Er-Rrahman dhe Er-Rrahim

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat  

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com 

Mëshiruesi (Er-Rrahman) – Mëshiruesi është një nga emrat që janë specifik për Allahun Azze ue Xhel dhe prandaj nuk lejohet askush të emërtohet me këtë emër.

Mëshirëploti (Er-Rrahim) – Një emër që edhe Allahu Azze ue Xhel edhe krijesat mund të emërtohen me të. Ky aplikohet mbi atë që ka mëshirë të vazhdueshme, dhe Er-Rrahman është Ai i Cili posedon mëshirë të gjerë, dhe Er-Rrahim Ai i Cili posedon mëshirë të vazhdueshme, kur këta dy emra bashkohen domethënia bëhet:

”I Gjithëmëshirshmi, mëshira e të cilit arrinë tek ai që Allahu dëshiron nga robërit e Vet.”

Allahu Te ala ka thënë:

”Ai ndëshkon atë që do dhe mëshiron kë të dojë dhe tek Ai do të silleni.” 29:21

Shpërndaje: